TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zeqiri për kërkesat e policëve: Të realizohen një ose dy kërkesa, që të vazhdojmë tutje

nga tëvë1
7 Nëntor, 2023
0
A A
Zeqiri për kërkesat e policëve: Të realizohen një ose dy kërkesa, që të vazhdojmë tutje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka premtuar se do t’i presë në takim zyrtar menaxhmetin e Policisë së Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e Njësisë Speciale, për t’i diskutuar kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, vlerësoi që do ishte pozitive të fillohet me realizimin e një apo dy kërkesave për t’u vazhduar më tutje, teksa shtoi që sindikata ka mirëpritur reflektimin e Kurtit lidhur me pakënaqësitë e tyre.

“Ajo që u arrit si marrëveshje të takohen me Kurtin, pavarësisht se kush do të marrë pjesë aty, do të kemi një reflektim pozitiv dhe një fillim të plotësimit të kërkesave në Policinë e Kosovës. Le të fillojnë me realizimin e një kërkese, pavarësisht cilës kërkesë do t’i jepet prioritet, ta kalojnë atë dhe pastaj të vendosim një afat kohor se kur do të realizohen kërkesat tjera. Do të ishte pozitive të fillojnë me realizimin e një apo dy kërkesave, që pastaj të vazhdojmë tutje. Ishte një reflektim pozitiv, në si sindikatë e përkrahim këtë reflektim”, potencoi Zeqiri në emisionin “Ditari”.

Më tej, Zeqiri tregoi që ende s’ka informacione në cilën ditë do të mbahet takimi me Kurtin.

“Takimi besoj do të ndodhë në javën e ardhshme, mirëpo nuk është caktuar dita, s’kemi informacione në cilën ditë do ta caktojë Kurti takimin me përfaqësuesit e Policisë dhe të Njësisë Speciale. Të gjitha kërkesat që janë paraqitur, kanë qenë kërkesa të mëhershme të cilat i kemi paraqitur edhe ne si sindikatë. Jo vetëm me shtesat e rrezikshmërisë, por edhe me kërkesat tjera që i kemi pasur, janë të pakënaqur të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pa dallim, qofshin ata zyrtarë, apo pjesa e stafit civil”, shtoi tutje Zeqiri në Tëvë1.

I pyetur se a do të jetë pjesë e takimit, Zeqiri tha se s’do ishte në rregull në qoftë se nuk ndodhë një gjë e tillë.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 përqind të pagës bazë. /teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Kërkohet nga Reali dhe Tottenham, Xabi Alonso

Xabi Alonso te Real Madridi, punë e kryer, së shpejti zyrtarizimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X