TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Mos të ishte letra e Thaçit për NATO-n, ushtria do të ishte në veri – ajo letër është katastrofë

nga TËVË 1
3 Nëntor, 2023
0
A A
Kurti: Mos të ishte letra e Thaçit për NATO-n, ushtria do të ishte në veri – ajo letër është katastrofë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka diskutuar edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit, që ka ndodhur në Bansjkë të Zveçanit.

Ky diskutim erdhi pas deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili e pyeti Kurtin për deklaratat e bëra, ku kishte thënë se  terroristët i kanë vetëm dy opsione meqë janë të rrethuar dhe ose duhet të dorëzohen ose do të asgjësohen.

Lidhur me këtë, Kurti përmendi marrëveshjen e ish-presidentit, Hashim Thaçi, që nënshkroi në vitin 2013 që ushtria e vendit nuk kalon përtej lumit Ibër.

Kurti këtë marrëveshje e cilësoi katastrofale, duke thënë se për shkak të saj, është i kushtëzuar në raportet me NATO-n.

“Kufirin e kemi shumë të gjatë me Serbinë, 381 kilometër, më i gjati është në Podujevë, mandej në Leposaviq. Në Leposaviq kufirin do të duhej, po edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan me na ruajtur ushtria. Mirëpo me datë 19 prill 2013, ish-kryeministri Thaçi ia ka çu një letër ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s që FSK-ja se kalon Ibrin. Katastrofë është ajo letër. Unë jam i kushtëzuar në raportet me NATO-n për shkak të qasaj letre. Prandaj, para se me u kualifiku me na bë këtë kritikë e me kqyr me na marrë në pyetje trego a është gabim apo është në rregull qajo letër. Sepse, kufirin nuk ta ruan, e nuk ta mbron policia si ushtria”, tha kryeministri Kurti.

Tutje, ai tha se po të mos ishte ajo letër e 2013-tës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të ishte në veri, dhe ajo do ta ruante kufirin, jo Policia e Kosovës.

“Mos të ishte ajo letër, ne e kishim pas Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës, nuk e kemi. Po na duhet me këto vegla e mjete pune që i kemi ta bëjmë maksimumin”.

Gjithashtu, Kurti diskutoi edhe njëherë për marrëveshjen e Brukselit duke thënë se nga pikëpamja e Bashkimit Evropian ka marrëveshje.

“Thelbi i linjës opozitare të kundërshtimit tim sot a din cili është? Edhe ti je bë si na. Në mënyrë që edhe ju me qenë në paqe me mëkatin e juaj. Kjo është thelbi i krejt kësaj. Por, nuk është ashtu. As s’jam bë, as nuk bëhem kurrë si ju. Por, le t’i marrin çështjet me radhë që i trajtuam këtu marrëveshja bazike me aneksin zbatues, unë e kam konsideruar marrëveshje të mirë, jo të shkëlqyeshme, marrëveshje të mirë. Por, është ndërmjetësi që pa nënshkrim e ka shpallur në rregull në bazë të traktatit të Vjenës edhe ka thënë që e mbani në mend Borrellin, we have a deal. Nga pikëpamja e Bashkimit Evropian kemi marrëveshje. Unë kam insistuar gjithnjë për nënshkrim, sepse në shtator të vitit të kaluar kështu ka qenë nisma. Më tej, unë nuk kam faj që s’kam koalicion, populli ka vendosur kështu me 14 shkurt 2021”, shtoi Kurti./teve1.info/

 

Tags: albin kurtiHashim ThaciSulmi ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Auto Draft

Ekskluzive, Zeqaj: Ka diskutime për një koalicion mes LVV dhe PDK

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Info Nata – 08.05.2025

Info Nata – 08.05.2025

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X