TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbyllet për publikun shqyrtimi fillestar ndaj tri infermiereve të akuzuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mbyllet për publikun shqyrtimi fillestar ndaj tri infermiereve të akuzuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Pejë, ndaj të akuzuarave Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi, është mbyllur për publikun,

Tri të akuzuarat ngarkohen për sulmin ndaj të moshuarës në strehimoren “Orenda” në Pejë.

Fillimisht, përfaqësuesi i të dëmtuarës, Meshari Selimaj, kërkoi që seanca të jetë publike.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarës Pelaj, avokati Veton Berisha, mbrojtësi i të akuzuarës Rexhepi, avokati Veton Ademaj dhe ai i të akuzuarës Kuqi, avokati Faruk Ademaj, kanë kërkuar që seanca të mbyllet për publikun, në mënyrë që të mbrohet integriteti i palëve në procedurë.

Më pas, gjyqtarja e rastit Ilda Cucoviq-Sahatçiu mori vendim që të mbyllet seanca e sotme. Ajo tha se kundër këtij aktvendimi, nuk lejohet ankesë e veçantë.

Ndrshe, Prokuroria Themelore në Pejë më 4 maj 2023, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi, për sulmin ndaj një të moshuare në strehimoren “Orenda” në Pejë. Ato akuzohen se në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.

“Në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

Sipas aktakuzës me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

“Gjithashtu në departamentin e krimeve të rënda në këtë prokurori janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për procesin e strehimores për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit”, thuhej tutje në njoftim.

Ndryshe, Gjykata Supreme më 25 nëntor 2022 i kishte liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara se sulmuan një të moshuar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

Më 3 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Pejë ua kishte caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurave Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi, të cilat ngarkohen për sulm ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Pas këtij rasti, katër infermiereve Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka hequr licencat e punës. Kurse, qendrës “Orenda” iu revokua licenca pas inspektimit që i ka bërë asaj qendre Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale.

Arrestimi i tri të dyshuarave erdhi pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihej se si një e moshuar keqtrajtohej në atë. Rasti në fjalë kishte nxitur reagime të shumta në publik. /betimipërdrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Hamza shpalli kandidaturën për kryetar të PDK-së, Çitaku: Së bashku do hapim një kapitull të fitoreve

Osmani pret delegacion ndërkombëtar ushtarak

Osmani pret delegacion ndërkombëtar ushtarak

AAK: Situata aktuale alarmante, zgjedhjet të domosdoshme

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Suedia dhuron 1.2 miliardë dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Vendet nordike dhe baltike njoftojnë paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Hamza shpalli kandidaturën për kryetar të PDK-së, Çitaku: Së bashku do hapim një kapitull të fitoreve

BE-ja i kërkon Ukrainës të forcojë luftën kundër korrupsionit pas skandalit energjetik

BE-ja i kërkon Ukrainës të forcojë luftën kundër korrupsionit pas skandalit energjetik

Osmani pret delegacion ndërkombëtar ushtarak

Osmani pret delegacion ndërkombëtar ushtarak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën