TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova mposht Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kosova mposht Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve

Kosova e ka fituar ndeshjen e dytë të Grupit 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve për futbolliste. Pas barazimit pa gola me Bullgarinë më 26 shtator, të udhëhequrat e përzgjedhëses Anneli Andersen të premten mposhtën në udhëtim Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2:0.

Ndeshja u zhvillua në “Qendrën Stërvitore të Federatës së Maqedonisë së Veriut” në Shkup. Kosova fitoren e vulosi që në pjesën e parë. Sulmuesja e krahut, Valentina Limani, me lëvizje të bukur dhe gjuajtje të fortë e të saktë në minutën e 20-të të ndeshjes, i dha epërsinë skuadrës së Kosovës.

Ndërkohë, mesfushorja Valentina Metaj, realizoi nga afërsia, katër minuta para se skuadrat të shkonin në pushim. Në pjesën e dytë, Kosova nuk lejoi befasi, e administroi mirë lojën dhe i siguroi pikët e plota.

Kjo ishte ndeshja e dytë e zhvilluar në këtë grup. Kosova dhe Bullgaria në dy ndeshje kanë nga katër pikë.

E fundit është Maqedonia e Veriut, pa pikë. Edhe ndeshjen e radhës, “Dardanet” e luajnë kundër Maqedonisë së Veriut. Më 31 tetor takohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshjen e fundit, Kosova e luan kundër Bullgarisë më 1 dhjetor. Ky takim vlerësohet të jetë edhe vendimtar për ta fituar Grupin C të Ligës së Kombeve. Fituesit e pesë grupeve në Ligën C, inkuadrohen në Ligën B. Liga C është niveli më i ulët i Ligës së Kombeve.

Marrin pjesë skuadrat e renditura nga vendi i 33-të e më poshtë. Kosova te futbollistet në UEFA zë pozitën e 39-të, ndërsa në FIFA renditet në vendin e 102-të.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

Nis ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

Kosova barazon me Izraelin, lëshon pikë vendimtare

Publikohet formacioni i Kosovës, Foda kthen Muriq në portë, sulmon Irlandën me Muriqin e Asllanin

Edhe Kazakistani e mposht Kosovën U19

Edhe Kazakistani e mposht Kosovën U19

Xherdan Shaqiri mohon lajmet për largimin nga Baseli

Xherdan Shaqiri mohon lajmet për largimin nga Baseli

Nis ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

Nis ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

“Këndi i debatit”- 17.11.2026

“Këndi i debatit”- 17.11.2026

Dy shtetas të Kosovës ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca, kërkoheshin nga INTERPOL-i

Dy shtetas të Kosovës ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca, kërkoheshin nga INTERPOL-i

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Skenderaj, policia konfiskon një armë zjarri

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Skenderaj, policia konfiskon një armë zjarri

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton marrëveshje për investime në shëndetësi, energji dhe infrastrukturë

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton marrëveshje për investime në shëndetësi, energji dhe infrastrukturë

Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Nufi takon Maqedoncin në Bruksel: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nufi takon Maqedoncin në Bruksel: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën