tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kosova mposht Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve

tëvë1 nga tëvë1
27/10/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova e ka fituar ndeshjen e dytë të Grupit 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve për futbolliste. Pas barazimit pa gola me Bullgarinë më 26 shtator, të udhëhequrat e përzgjedhëses Anneli Andersen të premten mposhtën në udhëtim Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2:0.

Ndeshja u zhvillua në “Qendrën Stërvitore të Federatës së Maqedonisë së Veriut” në Shkup. Kosova fitoren e vulosi që në pjesën e parë. Sulmuesja e krahut, Valentina Limani, me lëvizje të bukur dhe gjuajtje të fortë e të saktë në minutën e 20-të të ndeshjes, i dha epërsinë skuadrës së Kosovës.

Ndërkohë, mesfushorja Valentina Metaj, realizoi nga afërsia, katër minuta para se skuadrat të shkonin në pushim. Në pjesën e dytë, Kosova nuk lejoi befasi, e administroi mirë lojën dhe i siguroi pikët e plota.

Kjo ishte ndeshja e dytë e zhvilluar në këtë grup. Kosova dhe Bullgaria në dy ndeshje kanë nga katër pikë.

E fundit është Maqedonia e Veriut, pa pikë. Edhe ndeshjen e radhës, “Dardanet” e luajnë kundër Maqedonisë së Veriut. Më 31 tetor takohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshjen e fundit, Kosova e luan kundër Bullgarisë më 1 dhjetor. Ky takim vlerësohet të jetë edhe vendimtar për ta fituar Grupin C të Ligës së Kombeve. Fituesit e pesë grupeve në Ligën C, inkuadrohen në Ligën B. Liga C është niveli më i ulët i Ligës së Kombeve.

Marrin pjesë skuadrat e renditura nga vendi i 33-të e më poshtë. Kosova te futbollistet në UEFA zë pozitën e 39-të, ndërsa në FIFA renditet në vendin e 102-të.

Sveçla pas protestës së NJSI-së: Prej marrjes së mandatit, policia e ka mbështetjen më të madhe financiare

09/12/2023

Njësitë speciale kërkojnë kushte më të mira, shpalosin një sërë kërkesash

09/12/2023

KEDS-i dhe Elektroseveri nënshkruajnë kontratë, Lajçak: Hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë

09/12/2023

Kearns: Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë

09/12/2023

Crystal Palace – Liverpool, formacionet zyrtare

09/12/2023

Malisheva – Liria, formacionet zyrtare

09/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.