TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla: Falë profesionalizmit të Policisë sonë, më 24 shtator u parandalua një katastrofë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sveçla: Falë profesionalizmit të Policisë sonë, më 24 shtator u parandalua një katastrofë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë sot pjesë në Forumin e Ministrave të Brendshëm që është mbajtur sot nën organizimin e Presidencës Spanjolle të Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Facebook, Sveçla bën të ditur se në këtë Forum diskutuan ndër të tjerash për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, luftimin e substancave narkotike në shoqëritë, si dhe migrimin.

Gjatë këtij takimi, ai po ashtu ka theksuar se falë angazhimit të Policisë së Kosovës, më 24 shtator është “parandaluar një katastrofë” në Banjskë të Zveçanit, përcjell teve1.info

“Në fjalën time theksova angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, veçanërisht duke njohur faktin që institucionet tona dhe zyrtarët tanë, prej më shumë se dy vitesh janë ballafaquar me sulme të njëpasnjëshme terroriste në veriun e vendit tonë. Duke përshëndetur Rezolutën e Parlamentit Evropian që dënon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën Rreshter Afrim Bunjaku, ritheksova rëndësinë e sanksionimit të Serbisë si parandalim që sulmet e tilla të mos përsëriten më. Theksova se falë angazhimit dhe profesionalizmit të Policisë sonë, me 24 shtator u parandalua një katastrofë dhe u mbrojtën jetët e qytetarëve, të zyrtarëve të tjerë policor, sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës sonë”, është shprehur ai.

Ministri Sveçla potencoi se gjithashtu ka rikonfirmuar gatishmërinë e Kosovës për avansim të politikave që synojnë siguri e paqe për rajonin.

“Prezantova angazhimet tona si institucione në fushën e drogave, migrimit, azilit dhe menaxhimit të integruar të kufirit si në aspektin e legjislacionit i cili është në përputhje të plotë me direktivat e BE-së, bashkëpunimin me shtetet e rajonit në këto dhe me Agjencitë e BE-së në këto fusha. Rikonfirmova gatishmërinë tonë të plotë për bashkëpunim dhe avansim të politikave që synojnë siguri, paqe e drejtësi për vendet tona dhe për rajonin tone”, ka shkruar ai në Facebook. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj: LDK do ta formonte qeverinë për tri ditë me 42% të votave

Zemaj: LDK do ta formonte qeverinë për tri ditë me 42% të votave

Bashkëshorti i Presidentes Osmani i propozon Donald Trump transformimin e Hotel Grand në Prishtinë pas tërheqjes nga Beogradi

Bashkëshorti i Presidentes Osmani i propozon Donald Trump transformimin e Hotel Grand në Prishtinë pas tërheqjes nga Beogradi

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

Ambasadori britanik viziton KQZ-në, impresionohet me profesionalizmin

Edon Zhegrova mund të jetë titullar ndaj Milanit, por do t’i mungoj sërish Kosovës

Zhegrova mund të startojë ndaj Pisas

Gjimshiti i kthehet në vikend Atalantas

Gjimshiti vazhdon bashkëpunimin me Atalantan

Pesë viktima nga rrëzimi i një aeroplani në Teksas që po transportonte një fëmijë të djegur

Pesë viktima nga rrëzimi i një aeroplani në Teksas që po transportonte një fëmijë të djegur

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

Gjeraj, ndër trajnerët më të mirë të vitit në Prizren

Gjeraj, ndër trajnerët më të mirë të vitit në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën