TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova duhet ta ketë planin e vet për Asociacionin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kosova duhet ta ketë planin e vet për Asociacionin

Presidenti i Kosovës gjatë mandatit 2006-2010, Fatmir Sejdiu, thotë se Kosova duhet ta ketë një plan të vetin, për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sejdiu, thotë se Asociacioni duhet të jetë si një mekanizëm ndihmës, ashtu siç e ka paraparë pakoja e Ahtisaarit, jo në nivele të tjera që do të nënkuptonin kryerjen e funksioneve ekzekutive.

“Asociacioni ka qenë një tip ‘mollë sherri’, në mënyrën se si janë filluar interpretimet e qëllimit të formimit si një mekanizëm ndihmës i Ahtisaarit”, tha ai.

Në Planin e Ahtisaarit, theksoi Sejdiu, është paraparë asociacioni, por i cili në asnjë formë në nivele të tjera, të cilat do të nënkuptonin kryerje të funksioneve ekzekutive apo përfaqësuese.

“Pala kosovare duhet të ketë projektin e vetë, një projekt që bazohet në ato parime, ato parime lidhen prej karakterit të Asociacionit, pra një mekanizëm që është ndihmës sikur që është për komunat me shumicë shqiptare në pjesë tjera të Kosovës dhe të bëhet në një formë që nuk ka pretendime, thjeshtë të kapërcejë dhe të bëhet një model, i cili është praktikisht është i papërputhshëm me vetë Kushtetutën e Kosovës, sepse kemi nga ato marrëveshjet e mëhershme edhe reagimet e Gjykatës Kushtetuese edhe ajo duhet të përfillet”, ka thënë Sejdiu në emisionin “ResPublika” në Tëvë 1.

Sejdiu, i cili ishte edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerëson se mund të formohet Asociacioni, pa e marrë karakterin e ekzekutivit.

“Tash unë shoh edhe ide që duhet të ndërrohet Kushtetuta për të bërë diçka tjetër, që absolutisht është e pa kuptimtë. Nuk mund të ndërrohet Kushtetuta nga ajo që ka qenë një investim i përbashkët, përveç projektit të Ahtisaarit që i ka dhënë parimet themelore, ka qenë një investim me faktorët ndërkombëtarë për të bërë edhe gjithë revolucionin e mëvonshëm, i cili ka të bëjë me fusha të ndryshme, por edhe me vetë Asociacionin, pra si një pjesë e përputhshme – një mekanizëm i nevojshëm ndihmëtarë, asgjë më tepër nga ajo çfarë është parashikuar. Mbase, mund të jetë në pjesën e sqarimeve të plota në pikat themelore që mund të jenë objekt i angazhimit të drejtpërdrejtë të Asociacionit, pra pa e marrë karakterin, atë që quhet ekzekutiv apo përfaqësues, sepse tendenca themelore është kjo”, shtoi ai.

Sejdiu ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku sipas tij, njohja de-facto e Kosovës është esenciale për zbutjen e agresivitetit që ka Serbia.

“Unë them se është esenciale njohja e Kosovës de-facto, si një shkallë e rëndësishme e zbutjes së atij agresiviteti që Serbia e ka pas dhe e ka edhe në të ardhmen, dhe mos të lejohet asnjëherë një interpretim i formës tjetër, i cili do të rrezikonte rikthimin në një situatë prapë të tillë, kur nuk do të del asgjë nga marrëveshja sikur që ishin thjeshtë këto hezitimet për Marrëveshjen e Ohrit”, u shpreh Sejdiu./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Sigurisë në Punë – Sa po respektohen masat në ndërtimtari?

Dita e Sigurisë në Punë – Sa po respektohen masat në ndërtimtari?

Vendimi të mos shtrenjtohet rryma, qytetarët: Është dashur më herët

Vendimi të mos shtrenjtohet rryma, qytetarët: Është dashur më herët

Tahiri kritikon Kurtin: Procesi për presidentin po rrezikon stabilitetin institucional të Kosovës

Tahiri kritikon Kurtin: Procesi për presidentin po rrezikon stabilitetin institucional të Kosovës

Çitaku-Kurtit: Çlirohu nga mllefi dhe urrejtja

Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar kandidatë nga opozita, por kundërkandidat për të siguruar kuorumin

Vedat Muriqi nominohet për ekipin e sezonit në La Liga

Vedat Muriqi nominohet për ekipin e sezonit në La Liga

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Parisi merr avantazhin ndaj Bayernit

Parisi merr avantazhin ndaj Bayernit

PSG barazon shifrat, realizon Kvicha

PSG barazon shifrat, realizon Kvicha

Dita e Sigurisë në Punë – Sa po respektohen masat në ndërtimtari?

Dita e Sigurisë në Punë – Sa po respektohen masat në ndërtimtari?

Kane zhbllokon rezultatin, Bayerni në epërsi

Kane zhbllokon rezultatin, Bayerni në epërsi

Vendimi të mos shtrenjtohet rryma, qytetarët: Është dashur më herët

Vendimi të mos shtrenjtohet rryma, qytetarët: Është dashur më herët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën