Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka bërë thirrje opozitës që t’i jap fund bllokadës për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Rohde ka thënë se ndihen të shqetësuar që në disa seanca nuk janë miratuar këto marrëveshje, të cilat sipas tij mund të sjellin miliona përfitime për Kosovën.
“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar ai në platformën X.
Në katër seanca Kuvendi i Kosovës ka dështuar miratimin e marrëveshje ndërkombëtare, nga PDK e AAK.
Concerned by the ongoing non-adoption of intl agreements in the Assembly that could bring millions in benefits for 🇽🇰citizens. Bilaterally alone, huge 🇩🇪-🇽🇰energy & agriculture projects are at stake. Constructive approach by all stakeholders needed, opposition should end blockade
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 23, 2023
Ndërkohë, në një ripostim, Rohde ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës.
“Më saktë se sa më lejoi ‘X’ me kufirin e karakterit: LDK nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës që përmenda!”, ka shkruar Rohde./teve1.info/