Drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Zeni Krasniqi ka thënë se i vjen keq për pamjet që ka parë në media, ku shihet mësuesi, Dalip Meleqi duke ushtruar dhunë fizike dhe sjellje jo të mirë ndaj një nxënëse.
Ai për teve1.info tha se shkolla është duke mbajtur një mbledhje dhe ende nuk e kanë njoftuar për ndonjë vendim.
Krasniqi me tej, tha se nuk kanë pranuar asnjë ankesë deri më tani nga ndonjë prindër dhe janë duke pritur.
“Po kemi kontaktuar me drejtorin e kësaj shkollë dhe janë duke e mbajtur një mbledhje me prindërit. Ende nuk kanë njoftuar që kanë marrë ndonjë vendim. Ende jemi në pritje se as ne nuk kemi marrë ndonjë ankese nga prindërit, apo diçka të tillë”, ka deklaruar ai./teve1.info