TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Keqcitimi që shkaktoi ‘lëmsh’ në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Keqcitimi që shkaktoi ‘lëmsh’ në Kosovë

Një keqcitim i përkthyeses gjatë takimit Macron-Rama, bëri që të ngjallen shumë reagime në Kosovë. Kjo pasi që aty fillimisht u tha se presidenti francez potencoi se ka marrë vendim për pezullimin e vizave për Kosovën. Pa reaguar kundër tij nuk e la as kryediplomatja Donika Gërvalla. Derisa më vonë u sqarua nga zyra e presidenti francez se Macron kishte thënë që liberalizimi i vizave është çështje e hapur.

Është i pari president francez që zyrtarisht vjen në tokat shqiptare.

Buja e vizitës së Emmanuel Macron në Tiranë, mori jehonë edhe më shumë kur të martën doli në konferencë për media.

Siç edhe pritej: foli për të gjitha vendet e Ballkanit: përfshirë edhe Kosovën.

Gjithçka që fliste në gjuhën franceze, përkthyesja e angazhuar e tregonte në gjuhën tonë.

Por duket që ajo e bëri një gabim bash në njërën nga pikat më të nxehta për kosovarët: liberalizimin e vizave.

E keqcitoi presidentin francez duke thënë se ky i fundit po thotë se ka vendosur që të pezullojë liberalizimin e vizave.

Pak minuta mjaftuan që ndaj tij të lëshoheshin kritika e akuza.

Rrjetet sociale u mbushën me reagime e kritika.

Pa reaguar nuk e la as kryediplomatja, Donika Gërvalla.

“A po e shihni” shkruhej në postimin e saj, të shoqëruar nga flamuri i shtetit francez.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se nuk kanë asnjë informacion që një procedurë për shtyrje të liberalizimit të vizave të jetë nisur apo kërkuar nga shtetet anëtare
“Vendimet për miratim, pezullim apo shtyrje të liberalizimit të vizave merren në nivel të Bashkimit Evropian, e jo të shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kurse agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.

Derisa Zyra e Presidentit francez në një përgjigje për mediumin ABC Neës tha çështja e vizave është e hapur.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”, thuhet në reagimin e zyrës së Presidentit të Francës.

E ata që e njohin më mirë këtë proces, treguan menjëherë se një veprim të tillë s’mund ta merr Franca.

Kjo për shkak që pezullimi i vizave për Kosovën mund të bëhet vetëm në rast se kalon në votim në Këshillin e Bashkimit Europian.

Bile, Agon Maliqi kishte edhe një kërkese.

“Qetësohuni. Edhe mos i anuloni biletat. Së pari, Franca nuk e ka fuqinë për ta përmbysur një vendim dhe ligj të BE-së e vetme. Mund të provojë ta nisë një rishikim të vendimit, por do të përballet me rezistencë. Së dyti, Macron e di këtë fakt dhe deklarata e tij e shprehur mjaft paqartë duket thjesht e lëshuar për të shprehur frustrim me faktin se francezët ndihen të prerë në besë”, tha njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi.

Një konfirmim të tillë e dha edhe njohësi tjetër, Demush Shasha.

Teksa diplomatë francezë nëpërmjet reagimeve tentonin të tregonin se deklarata e presidentit të tyre nuk është cituar drejtë.

E ky rast tregoi edhe një herë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për kosovarët.

Zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Arton Rama

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Moti sot me diell dhe vranësira

Kuvendi sqaron mbylljen e sallës: Nuk morëm njoftim zyrtar për seancën e 16 gushtit

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

“Info Nata”- 28.10.2026

“Info Nata”- 28.10.2026

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën