TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Situata me helmim në Malishevë, kryetari i Suharekës ofron gatishmërinë për t’iu dalë në ndihmë

nga TËVË 1
15 Tetor, 2023
0
A A
Situata me helmim në Malishevë, kryetari i Suharekës ofron gatishmërinë për t’iu dalë në ndihmë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar Komunën e Malishevës, pasi që mbi 200 persona dyshohet se janë helmuar me ushqim të shpejtë në një lokal ushqimor.

Muharremaj, potencon se ekipet shëndetësore të Suharekës janë të gatshme të ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që është nevoja, raporton teve1.info

“Ekipet tona shëndetësore nga komuna jonë, janë të gatshme t’ju ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme. Për këtë rast kam biseduar edhe me Kryetarin z.Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatishmërinë tonë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Tutje, kryetari i Suharekës është shprehur optimist se institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin, dhe se me profesionalizëm është duke u punuar në mënyrë që të tejkalohet mbarë situata.

“Natyrisht, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situate”.

Ndërkohë, numri i të helmuarve ka arritur në 205, kështu njoftoi për teve1.info drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se gjendja e pacientëve është stabile dhe e qetë.

“205 është rritur numri i personave të helmuar. Për momentin kemi një situatë të qetë dhe të gjithë pacientët janë jashtë rreziku për jetë”, tha Krasniqi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali, teksa pas marrjes së disa mostrave ka asgjësuar mbi 60 kilogram mish.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, ka bërë të ditur se në atë lokal është vërejtur që gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenike ka qenë në nivelin jo të mirë si dhe janë gjendur produkte që nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për tu ditur origjina e tyre.

Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar një person, për të cilin Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit./teve1.info/

Helmimi i qindra personave në Malishevë, AUV: Në lokal janë gjendur produkte pa origjinë

Tags: Bali MuharremajKomuna e Malishevëstë helmuarit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Auto Draft

 Vendimi i KGJK-së për pushim, avokatët me mendime ndryshe për efektshmërinë e tij

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Auto Draft

 Vendimi i KGJK-së për pushim, avokatët me mendime ndryshe për efektshmërinë e tij

​Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

​Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

Superliga e Kosovës nis më 10 gusht

Nuk munguan befasitë në xhiron e 34-të në Superligë

Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka

Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka

Barcelona e dominon El Clasicon, kap me një dorë titullin

Barcelona e dominon El Clasicon, kap me një dorë titullin

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X