TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mehmeti: Vendimet e BQK-së për shtyrje të kredive e shpëtuan ekonominë e sektorin financiar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mehmeti: Vendimet e BQK-së për shtyrje të kredive e shpëtuan ekonominë e sektorin financiar

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se falë vendimeve që i kanë ndërmarrë gjatë kohës së pandemisë, kanë arritur ta shpëtojnë ekonominë vendëse. Sipas tij, raporti më i mirë i likuiditetit ka qenë gjatë periudhës së pandemisë me 39 për qind.

Mehmeti ka thënë se me vendimin për shtyrje dhe ristrukturim të kredive, janë shpëtuar ekonomitë familjare dhe sektori financiar. Këtë të fundit, Mehmet e quan mirë të kapitalizuar, teksa përformancën e tyre e sheh në dobi të ekonomisë kosovare.

E rritjen e aseteve të sektorit bankar, Mehmeti e vlerëson shumë, e cila aktualisht është mbi 60 për qind.

“Ju e dini që Banka Qendrore e Kosovës gjatë mandatit tim pesëvjeçar që të ketë një stabilitet financiar, çka ka qenë edhe objektiv primar. Një sistem financiar likuid mirë i kapitalizuar, nuk është që e themi në por edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare, siç është Banka Botërore e Fondi Monetar Ndërkombëtar e institucionet tjera relevante. Sa i përket sektorit bankar si komponentë kryesore e sistemit financiar është rritur si në numër e po ashtu edhe ka zhvillime pozitive apo rritje të të gjitha aktivitetet e saj, duke marrë parasysh faktin që prej 10 bankave që kanë qenë, aktualisht i kam lënë 12 banka. Pastaj kemi rritje të aseteve tek ky sektor gjatë periudhës pesëvjeçare mbi 60 për qind, pastaj rritje të kredive mbi 57 për qind, pastaj rritje të depozitave mbi 65 për qind, në anën tjetër kreditë performuese kanë qenë 2 për qind dhe mirë të provizionuara”.

E sa i përket periudhës më të rëndë jo vetëm në ekonominë vendëse por edhe botërore, Mehmeti e sheh në pandemi. Ai ka thënë se falë vendimeve që i kanë marrë si institucion, kanë arritur ta shpëtojnë ekonominë.

“Raporti më i mirë i likuiditetit ka qenë gjatë periudhës së pandemisë me 39 për qind. Kjo tregon se bankat kanë pasur kapital të mjaftueshëm për të suportuar ekonominë e vendit. Ajo që është e rëndësishme të potencohet është që ne kemi qenë shumë proaktiv në vendimmarrje, sidomos gjatë periudhës pandemisë. Ka qenë një sfidë jo vetëm për Bankën Qendrore por edhe për nivel global, për arsye se nuk e kemi ditur se cilat janë efektet e pandemisë dhe pasojat që mund të vijnë. Kemi marrë vendim që e kanë shpëtuar ekonominë e vendit, e kanë shpëtuar sektorin financiar e po ashtu e kanë shpëtuar edhe ekonomitë familjare, kur kemi marrë vendim për shtyrje të pagesës së këstit të kredive për tre muaj”, u shpreh ai, teksa përmendi edhe vendimin për ristrukturimin e kredive për dy herë radhazi.

“Mund të imagjinoni sikur mos të kishim qenë proaktiv qysh në ditën e parë me marrë vendime të tilla, duke pasur parasysh se as në mars e prill, nuk ka paguar askush këst të kredive dhe si rezultat i kësaj në masë të madhe do të ishte rrit përqindja e kredive përformuese dhe në anën tjetër edhe bizneset e ekonomitë familjare nuk i kishin pas mundësi të përballojnë një gjë të tillë por edhe sektori bankar me një kapital që e ka pasur dikund rreth 450 milionë euro, nuk do ta përballonte një gjendje të tillë që kishte ardhë si rezultat i pandemisë”, u shpreh ai. /EO

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Grupi multientik me 8 deputetë në legjislaturën e ardhshme

Grupi multientik me 8 deputetë në legjislaturën e ardhshme

​Reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Reshje shiu e bore, Policia apel për kujdes në trafik – Komuna e Prishtinës thotë se ekipet janë në teren

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Theret me thikë një person në Fushë – Kosovë

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Grupi multientik me 8 deputetë në legjislaturën e ardhshme

Grupi multientik me 8 deputetë në legjislaturën e ardhshme

​Reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Reshje shiu e bore, Policia apel për kujdes në trafik – Komuna e Prishtinës thotë se ekipet janë në teren

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Theret me thikë një person në Fushë – Kosovë

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Osmani uron Erdoganin

Osmani ngushëllon Erdoganin: Qëndrojmë me popullin turk në këto momente

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

Pajisja me lejeqëndrim, shqiptarët jashtë territorit të Kosovës thonë se presin me orë

Pajisja me lejeqëndrim, shqiptarët jashtë territorit të Kosovës thonë se presin me orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën