TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

MSH: Variantet e reja të Omicron-it janë më të transmetueshme, qytetarët të tregojnë kujdes maksimal

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
MSH: Variantet e reja të Omicron-it janë më të transmetueshme, qytetarët të tregojnë kujdes maksimal

Në një përgjigje për teve1.info, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se për momentin situata me koronavirus në vend është e qetë.

“Aktualisht janë në fuqi masat e ndërmarra së fundi nga Qeveria e vendit, që realisht kanë qenë masa për heqjen e disa kufizimeve. Përmes IKSHPK-së, përcillet dhe analizohet situata epidemiologjike në baza të rregullta dhe për momentin ajo reflekton e qetë”, është thënë nga MSH-ja.

Por, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po u bën vazhdimisht thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga dy variantet e Omicron-it të cilat, sipas tyre, po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale.

Lidhur me këtë, nga MSH-ja thonë se të dhënat nga organizata të ndryshme shëndetësore në botë tregojnë se variantet BA.1 dhe BA.2 transmetohen më shpejt, por janë më të lehta sa i përket shenjave.

Sipas MSH-së, pavarësisht kësaj, qytetarët duhet që të vaksinohen edhe me dozën e tretë, sidomos grupmoshat e vjetra.

“Është realitet se në disa shtete të Azisë dhe Evropës ka një rritje të rasteve të COVID-19, të shkaktuara nga varianti BA 2 sidomos, por të dhënat nga organizata të ndryshme shëndetësore në botë flasin për një transmetueshmeri të lartë të këtij nënvarianti, por me një manifestim më të lehtë sa u përket shenjave apo manifestimit klinik të të prekurve. Kjo, megjithatë kërkon kujdes dhe mbi të gjitha vijim të vaksinimit, sidomos me dozën e tretë të grupmoshave më të vjetra”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për teve1.info

Ministria bën të ditur se në imunizimin e popullsisë në Kosovë ka ndikuar vaksinimi, por me kalimin e kohës edhe dobësimi i virusit dhe varianteve të tij.

Pavarësisht kësaj, MSH-ja u bën thirrje qytetarëve që mos ta nënvlerësojnë koronavirusin, të tregojnë kujdes maksimal dhe të vaksinohen.

“Në situatën epidemiologjike ka ndikuar sigurisht edhe vaksinimi, pra imunizimi i popullatës (natyral dhe përmes vaksinimit), por me kalimin e kohës edhe dobësimi i virusit apo varianteve të tij, që megjithatë nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë dhe duhet bërë kujdes maksimal dhe vaksinuar”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë raportuar 32 raste pozitive me COVID-19 dhe dy raste të vdekjes.

Ndërkaq, janë dhënë 278 doza të vaksinës, teksa prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,822,098 doza të vaksinës. /Teve1.info/

Tags: Covid-19KosoveMsh
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025

​Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025

Berisha reagon për fotografinë e Thaçit të gjetur në mbeturina në MPJD: Tregon mungesë kulture shtetërore

Berisha reagon për fotografinë e Thaçit të gjetur në mbeturina në MPJD: Tregon mungesë kulture shtetërore

KQZ parashikon mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

KQZ parashikon mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

AUV tërheq nga tregu Aptamil 1 dhe Aptamil 2

AUV tërheq nga tregu Aptamil 1 dhe Aptamil 2

‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Spanjës mund të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”

‘Finalissima’ zhvendoset në Madrid, “Bernabéu” favorit për ta pritur ndeshjen Spanjë ‑ Argjentinë

​Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025

​Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025

Real Madridi monitoron Pochettinon

Real Madridi monitoron Pochettinon

Berisha reagon për fotografinë e Thaçit të gjetur në mbeturina në MPJD: Tregon mungesë kulture shtetërore

Berisha reagon për fotografinë e Thaçit të gjetur në mbeturina në MPJD: Tregon mungesë kulture shtetërore

E ardhmja e sulmit të Shqipërisë firmos kontratë si profesionist me Lazion, gati debutimi me ekipin e parë

E ardhmja e sulmit të Shqipërisë firmos kontratë si profesionist me Lazion, gati debutimi me ekipin e parë

Barcelona synon Erling Haalandin

Barcelona synon Erling Haalandin

Jashari starton edhe kundër Cremoneses

Jashari starton kundër Lazios

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën