TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pritet të vendosen masa ndaj Serbisë

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Pritet të vendosen masa ndaj Serbisë

Bashkimi Evropian është ende në pritje të rezultateve të hetimit në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, para se të marrë një vendim eventual për masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Por, politologët në Kosovë e Shqipëri thonë se këto masa do të kishin efekt vetëm nëse suspendohen masat ekzistuese që BE-ja i ka vënë Kosovës.

Krerët e shtetit të Kosovës po kërkojnë nga Bashkimi Evropian që sa më parë të shqiptohen masa ndëshkuese ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ndërkohë, edhe brenda BE-së, ka një diskonim në rritje për një paketë të masave ndaj Serbisë, të cilat kanë të bëjnë me aspektin politik, financiar apo edhe me negociatat për anëtarësim.

Por, në mesin e 27 vendeve anëtare ka edhe shtete që janë kundër këtyre masave siç është rasti i Hungarisë.

Profesori Universitar Dritëro Arifi, thotë se masa ndaj Serbisë do të ketë, por sipas tij, ato do të kenë kuptim vetëm nëse largohen masat ndaj Kosovës.

“Po besoj në bazë të rrethanave që ndodhen pas ngjarjeve të shtatorit jam i bindur që masa ndëshkuese për Serbinë do të ketë. Ato mund jenë po themi në një nivel ato siç janë për Kosovën, sepse realisht edhe për Kosovën është ndërprerë rruga për integrime evropiane, që do të ndodh njëjtë edhe për Serbinë. Por, në këtë rast nëse nuk hiqen masat ndaj Kosovës, atëherë prapë humbësi më i madh do të jemi ne, sepse ne nuk jemi shtet i etabluar siç është Serbia”, tha profesori universitar, Dritëro Arifi.

Politologu nga Shqipëria Endri Tafani, thotë se masat ndonëse mund të mos kenë efekt ekonomik mbi Serbinë, do të ndikojnë që politika serbe të shihet si faktor i destabilizimit në rajon.

“Ajo që është më e rëndësishmja është pikërisht kjo zhvendosja e fajit, nga Kosova dhe Albin Kurti që ka qenë në këto momente, të zhvendoset faji në drejtimin e Serbisë, ashtu siç besoj që jemi koshient të gjithë që është faktori destabilizues. Kjo është më e rëndësishmja sepse pastaj, në momentin që zhvendoset kjo, ti e ke rrugën e hapur për të vazhduar integrimin tënd, ajo le të ngeli në vend. Nuk është që do e dëmtoi nga ana ekonomike ndonjë gjë të madhe. Por, ti ke tashmë kartën morale për të ecur dhe avancuar ti objektivat e tua”, u shpreh politologu, Endri Tafani.

Kosova kërkon sanksionimi e Serbisë, pasi konsideron se ka gjetur prova të mjaftueshme që grupi terrorist për sulmin e 24 shtatorit është ndihmuar nga autoritetet shtetërore serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Sot mot i vranët

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Arteta flet për humbjen turpëruese nga Fleetwood

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën