TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sociologu rekomandon kufizimin e përdorimit të telefonave fëmijëve dhe komunikim me ta

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sociologu rekomandon kufizimin e përdorimit të telefonave fëmijëve dhe komunikim me ta

Sociologu Genc Xërxa, tha se prindërit duhet t’ua kufizojnë kohën e përdorimit të telefonave të mençur fëmijëve, pasi sipas tij, ata mund të shohin përmbajtje që nuk përkojnë me moshën e tyre, raporton teve1.info

Në studion e “Ditarit” në Tëvë1, Xërxa tha se po ashtu prindërit duhet të kenë komunikim sa më të hapur dhe të fitojnë mirëbesimin e fëmijës, në mënyrë që ata të mund të kontrollohen në sjelljet dhe veprat e tyre.

Xërxa këtë diskutim e bëri pas arrestimit të një 16-vjeçari në Pejë, i cili ishte dyshuar se qenë duke e përgatitur një sulm terrorist të cilin sipas Policisë do ta realizonte në shkollën e tij.

“Është një lloj alarmi, ky lajm i keq tregon njëfarë alarmimi tek familja pastaj institucionet edukative-arsimore. E them sepse institucionet tona nuk duhet të jenë vetëm arsimore, por edhe edukative. Prindi duhet të vërej secilin ndryshim apo shfaqje të ndryshme të sjelljes tek fëmija i tyre dhe të merret me të. Prindi duhet ta ketë një komunikim të mirëfilltë, jo autoritativ por ta fitoj mirëbesimin dhe mirëkuptimin e fmëijës së vet, të diskutoj për shumë gjëra. Të jenë më të qasshëm, të angazhuar dhe të ketë orar të caktuar me telefonat e mençur sepse nëse kalojnë një kohë të gjatë me tel. do të bëhen të varur dhe informatat që i marrin ndoshta nuk do të përkojnë me moshën e tyre dhe do t’i përdorin në mënyrën e gabuar”, tha Xërxa.

Megjithatë, ai shtoi se me platformat e reja, qofshin edhe brenda telefonit, është me i qasshëm komunikimi me fëmijët.

Sipas tij, çdo problematikë e vogël mund të përcillet edhe nëse prindi nuk është prezent në shkollë.

Ndërkohë, se çka mund ta shtyjë një fëmijë ose të mitur të planifikoj sulm terrorist, Xërxa tha se ekzistojnë katër faktorë.

“Qka e ka shtyrë, cilët mund të jenë faktorët që ka ardhë deti te ky fenomen, sipas një instituti, kanë bërë një studim, ky fenomen është mjaft i shprehur në Amerikë dhe kanë ardhë në përfundim që 4 pikat kryesore që janë shtytës, janë: bullizimi, hakmarrja apo cilësimi jo-vleror i jetës. Këta sulmues potencial përballen me një shëndet të degraduar mendor, pastaj në aspektin tyre flet vetëm dhuna dhe e njohin vetëm atë gjuhë që e marrin vetëm prej rrethit apo edhe faktori i 4-të që është viktimë e dhunës së rrethit apo familjes. Ky është alarm për familjen ku secili prind duhet një angazhim shtesë. E dimë që jeta dinamike ekziston, shumë familje ballafaqohen me probleme ekonomike por duhet të gjejnë kohë sa më shumë për fëmijë dhe të jetë sa më shumë komunikimi në mes të nxënësve-prindit dhe institucionit arsimor. Është e detyrueshme një psikolog të jetë në qendrat edukative-arsimore”, u shpreh ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të enjten

Haxhiu uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

Haxhiu uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Bodo/Glimt e befason edhe Interin, fiton 3:1 duelin e parë të ‘Play-Offit’

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën