TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lajçak thotë se sulmi terrorist në veri nuk ishte aksidental

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Lajçak: Zgjedhjet në veri ishin ‘mina tokësore’, fatkeqësisht i shkelëm ato

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha të premten se sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbet i vrarë polici, Afrim Bunjaku, nuk është aksidental.

Lajçak tha se nuk ishte aksidentale, por një çështje e rëndë dhe e qëllimshme e cila duhet të hetohet tërësisht.

“24 shtatori nuk ishte aksident. Ishte gjë e tmerrshme që ndodhi dhe duhet të hetohet siç duhet. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon një marrëveshje, që nënkupton kompromis, që mund ta arrijmë vetëm përmes dialogut”, tha ai.

I pyetur se çfarë mund të ndryshohet, Lajçak theksoi se në rrethanat aktuale nuk është e drejtë që Kosova të jetë nën masa negative të BE-së dhe se një nga mundësitë ka të bëjë me sanksionet (ndaj Serbisë), të cilat ai do t’i mbështeste.

Duke i komentuar akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ai ia mban anën Serbisë në dialog, Lajçak tha se “kur dikujt nuk i pëlqen një mesazh, atëherë e sulmon atë që e ka sjellë mesazhin”.

“Dialogu vazhdon që nga viti 2011. Në ndërkohë, kanë ndryshuar qeveritë në Kosovë dhe Serbi, kanë ndryshuar edhe strukturat evropiane. Por, dialogu është e vetmja rrugë. Nuk ka të ardhme evropiane pa marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Serbisë, dhe atje nuk ka normalizim pa dialog”, shtoi ai.

Kjo, theksoi ai, është sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën.

“Gjatë vizitës sime në Amerikë, u takova me të gjashtë presidentët nga Ballkani Perëndimor dhe të gjithë janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës”, nënvizoi ai./teve1.info/

Tags: Miroslav LajçakPolicia e KosovesSulmi ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet

​Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Duelet e fundit të Grupit B, Zvicra synon vendin e parë

Duelet e fundit të Grupit B, Zvicra synon vendin e parë

Tuchel vlerëson mbrojtjen e Ganës

Tuchel vlerëson mbrojtjen e Ganës

Demokratët Evropianë: Regjimi i Vuçiqit po heton viktimat e “topit zanor”, jo përgjegjësit

Demokratët Evropianë: Regjimi i Vuçiqit po heton viktimat e “topit zanor”, jo përgjegjësit

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

Qeveria pezullon përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën