TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla: Synimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar nga regjimi i Millosheviqit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sveçla: Synimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar nga regjimi i Millosheviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka publikuar edhe dy dokumente, që sipas tij dëshmojnë lidhjen e shtetit të Serbisë me grupin terrorist që sulmoi policinë në Bajnskë të Zvecanit.

Zyrtarisht ishte truprojë i Shefit të Agjencisë së Inteligjencës në Serbi, Aleksandar Vulin. Por Bojan Mijailoviq, mori edhe një detyrë të re. Ai ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës, e ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

E sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë aksionit ndaj Policisë së Kosovës mbeti i vrarë edhe Bojan Mijailoviq, e që sipas tij dëshmon që shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës.

“Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe truproja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjatë së mërkurës ministri Sveçla publikoi edhe një dokument, i cili sipas tij dëshmon lidhjen zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist.

“Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, u shpreh ministri Sveçla.

Sipas Sveçlës, këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit.

Gjatë së martës Sveçla publikoi edhe një video që dëshmon përfshirjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq në grupin terrorist.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Kurti pas rezultateve: Fituam në 7 komuna, është sukses i VV-së

Kurti hesht për koalicion me LDK-në, mbeten të paqarta marrëveshjet për institucionet e reja

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burgim për sulm seksual, po kërkohej me urdhër gjykate

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Irani ankohet në FIFA

Irani ankohet në FIFA

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën