TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjilani fiton ndeshjen e tensionuar ndaj Lirisë, dy karton të kuq, një penallti e humbur

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjilani fiton ndeshjen e tensionuar ndaj Lirisë, dy karton të kuq, një penallti e humbur

SC Gjilani ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Lirisë në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Rasti i parë për gol në këtë sfidë i takoi ekipit mysafir të cilët patën mundësinë që të kalojnë në avantazh në minutën e 16-të të takimit, por Prins Tijueza dështoi të shënojë në portën e Bllacës.

Të dy skuadrat ishin të vendosura taktikisht mirë në fushë, duke mos rrezikuar shumë me dalje përpara.

Deri në fund të pjesës së parë të dy skuadrat patën rastet e tyre për të shënuar, por të gjitha tentimet ishin të pasuksesshme.

Në minutat e parë të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 55-të, Gjilani arriti të fitojë një penallti, të cilën e konkretizoi në gol Edi Basha. (1-0)

Të besuarit e Gentjan Mezanit nuk u zmbrapsën edhe pas golit të epërsisë ku vazhduan të sulmojnë portën e Lirisë.

Vendimtar për ekipin mysafir u tregua portieri Arlis Shala, i cili bëri dy pritje të njëpasnjëshme për të mohuar golin e dytë për vendasit.

Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Gjilani fiton një tjetër penallti, dhe pas më shumë se pesë minutash rishikimi nga VAR-I, atë e humbi Oltion Bilalli i cili gjuajti mbi portë.

Pak çaste para se të vijë fishkëllima e fundit nga gjyqtari, lojtarët e të dy ekipeve u përfshinë në një përleshje nga e cila i ndëshkuar me karton të kuq mbeti sulmuesi i Gjilanit, Nasko Milev dhe lojtari i Lirisë, Siyabonga Dube.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani arrin në kuotën e gjashtë pikëve në Albi Mall Superligën e Kosovës duke u pozicionuar në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, ndërsa për Lirinë kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore dhe tani prizrenasit e gjejnë veten në pozitën e shtatë në tabelë me një pikë më pak se Gjilani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Vance Jackson i Vëllaznimit, “MVP i Javës”

Vance Jackson i Vëllaznimit, “MVP i Javës”

Raphinha te Barcelona deri më 2030

Raphinha te Barcelona deri më 2030

Gruda: Thaçi e Veseli nuk e kanë hallin e viteve të dënimit, por të cilësimit të UÇK-së

Gruda: Sonte duhet të mbyllet çështja e ligjit, nuk ka më hapësirë për vonesa

Digjen malet e Koshares, intervenojnë zjarrfikësit

Digjen malet e Koshares, intervenojnë zjarrfikësit

Gjini: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, qytetarët të korrigjojnë demokracinë

Gjini: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, qytetarët të korrigjojnë demokracinë

Në ora 19:45, Kurti mban konferencë për media

Në ora 19:45, Kurti mban konferencë për media

Live – Nis seanca e Kuvendit

LVV planifikon mbajtjen e seancës për presidentin pa marrëveshje politike

Rexhepi pas incidentit me protestuesit: Kërkimfalja nuk e mbyll rastin, do ta procedoj në organet kompetente

Rasti i deputetit të VV-së në protestë, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

Sveçla takon kreun e KFOR-it, vlerëson bashkëpunimin për sigurinë në Kosovë

Sveçla takon kreun e KFOR-it, vlerëson bashkëpunimin për sigurinë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën