Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka publikuar të dhënat në Facebook, ku bëhet e ditur se shqiptarët janë 29.5 % në popullsinë e përgjithshme në Maqedoni të Veriut.
“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend. Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)”, ka shkruar ai.
Ai ka falënderurar të gjitha institucionet e përfshira që ndihmuan në regjistrimin si proces, proces ky që sipas tij ishte sfidë aspak e lehtë, por që përfundoi me sukses. /Teve1.info/