Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në depon e firmës së tij dhe prej aty kanë vjedhur medikamente mjekësore (insulina).
Rasti ka ndodhur në fshatin Preoc të Graçanicës dhe sipas pronarit dëmi është i konsiderueshëm.
“Fsh. Preoc, Graçanicë. 20.09.2023 – 03:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nga persona të panjohur është depërtuar në depon e firmës së tij dhe prej aty kanë vjedhur medikamente mjekësore (insulina) në vlerë të konsiderueshme. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.