TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Bujqësisë këtë vit pritet të ndajë 24 milionë euro për grante

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mungesa e punëtorëve detyron bujqit t’i zvogëlojnë të mbjellat

Ministria e Bujqësisë këtë vit do të ndajë 24 milionë euro grante për bujqit. Fermerë dhe ekspertë të bujqësisë thonë se në kuadër të granteve është mirë të ndahen mjete për funksionalizimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese të produkteve bujqësore.

Nga Ministria e Bujqësisë nuk kanë treguar për RTK  nëse këtë vit planifikojnë të ndajnë mjete për këtë qëllim.

Me qëllim të përkrahjes së fermerëve lokalë, Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, ka hapur ditë më parë thirrjen për aplikim për rregullimin e dhomave ftohëse për ruajtjen e pemëve dhe perimeve.

Investimet në ndërtimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese të produkteve bujqësore janë mjaft të nevojshme, thonë ekspertë dhe përfaqësues të bujqve.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se është kërkesë e tyre që Ministria e Bujqësisë, në kuadër të granteve, të ndajë mjete për ndërtimin e pikave grumbulluese të produkteve bujqësore.

“Ne kemi propozuar që të ndahet ndonjë shumë e mjeteve dhe të shpallet thirrje edhe për funksionalizimin e pikave grumbulluese. Këto do të mundësonin organizimin, ruajtjen, përpunimin, por edhe eksportin e produkteve bujqësore që prodhojnë bujqit, sidomos në pemëtari e perimtari. Pemë e perime, në kohë të caktuara, kemi mundësi edhe që të eksportojmë”, tha Tahiri.

Krahas investimeve në rritjen e prodhimtarisë bujqësore që duhet të jenë fokusi kryesor i Ministrisë së Bujqësisë, edhe investimet në pikat grumbulluese të produkteve bujqësore kanë rëndësinë e tyre, thotë profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci.

“Në mes të sektorit të prodhimit dhe atij të përpunimit ish dashtë të mendohet edhe për qendra të caktuara në nivel vendi si pika grumbulluese. Në këtë mënyrë, fermerët prodhues do të kenë një adresë të saktë se ku do t’i dorëzojnë produktet e tyre, përkatësisht përpunuesit do të kenë idenë se ku mund të gjejnë grumbullimin e produkteve të caktuara bujqësore për fabrikimin dhe finalizimin e tyre në qendrat përpunuese”, tha Rusinovci.

Ministria e Bujqësisë këtë vit pritet të ndajë 24 milionë euro për grante për bujqit. Redaksia ka pyetur këtë ministri se në kuadër të granteve a planifikon të ndajë mjete financiare për ndërtimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese të pemëve e perimeve. Por, përkundër interesimit dhe pritjes disaditore, deri në përgatitjen e këtij materiali, nga Ministra e Bujqësisë nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshohet nëse po e bllokon funksionimin e shtetit

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshohet nëse po e bllokon funksionimin e shtetit

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Mbani këto bimë në tarracat dhe ballkonet tuaja për t’i larguar mushkonjat

Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën