TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tjetër premtim për stadiumin në Gjilan

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tjetër premtim për stadiumin në Gjilan

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar të shtunën se ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, për ndërtimin e stadiumit të qytetit, një projekt për të cilin ka premtime tash e disa vjet.

Stadiumi në Gjilan ka mbetur veç projekt tash e disa vjet, pavarësisht premtimeve të shumta për ndërtimin e tij. Aty bëjnë gara dy skuadra, Drita dhe Gjilani, të cilat viteve të fundit janë shquar për organizim të mirë dhe stabil. Në sezonin e fundit, Drita dhe Gjilani i kanë luajtur ndeshjet në stadiumin ndihmës për shkak të punimeve në stadiumin kryesor.

E ministri i Sportit ka thënë se kanë realizuar projektin përfundimtar për ndërtimin e stadiumit, që sipas tij, ka munguar deri tash.

“Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më. Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar”, ka shkruar Çeku.

Image

Çeku ka thënë se ndërtimi i stadiumit do të kushtojë 15 milionë euro.

“Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë”, ka shkruar tutje ai.

Çeku ka paralajmëruar kallëzim penal për siç thotë ai, shkeljet që janë gjetur në të kaluarën për këtë stadium, “tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit”. Ndërsa ka bërë të ditur se stadiumi i Gjilani do të shërbejë edhe për Lojërat Mesdhetare 2030, që do të organizohen në Kosovë.

“Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!”, ka shkruar ai.

Datën përfundimtare për ndërtimin e stadiumit e kishte premtuar se do ta japë me të fituar zgjedhjet edhe kryetari  Alban Hyseni, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet. Megjithatë, kur kanë kaluar tre vjet, ai nuk pati dhënë ndonjë datë të saktë për përfundimin e tij. Edhe partitë e tjera politike vazhdimisht kanë premtuar ndërtimin e stadiumit në Gjilan, por pa finalizim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Myrto Uzuni rikthehet me gol në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon dy gola për skuadrën amerikane

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

​Moti për pesë ditët e ardhshme

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Kurti: Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë

Kurti: Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën