Njësitë e Policisë së EULEX-it janë duke e bastisur shtëpinë në Kodër të Trimave në Prishtinë të Behar Berishës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tëvë 1 është në vendin e ngjarsjes dhe siç shhiet edhe nga fotografitë, veturat e EULEX-it janë para shtëpisë së Berishës. Ai ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit.
Ndryshe, gjatë ditës së me urdhër të Speciales i është konfiskuar telefoni Arben Mustafës, vëllait të ish-komandant Calit.
Këtë e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, sipas së cilit klienti i tij nuk ka kryer ndonjë vepër penale e as pengim të administrimit të drejtësisë.
Ai ka bërë të ditur se telefoni i është konfiskuar sot në bazë të dyshimit për kryerje të veprës penale të pengimit të drejtësisë.
“Po, i është konfiskuar telefoni. Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale dhe është bërë në bazë të urdhëresës së gjykatës së Dhomave të Specializuara. Bëhet fjale për pengim të drejtësisë. Prokuroria do të bëjë ekzaminimin këtij telefoni dhe në bazë të rezultateve do të rezultoi a mbështetët ai dyshim apo jo, për çka unë besoj që nuk ka me u vërtetu ai dyshim. Aq sa kam unë informata nuk besoj që klienti im Arben Mustafa ka kryer ndonjë vepër penale, por as pengim të drejtësisë”, ka thënë Shala.
Po ashtu, të martën ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, është arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale, por që më pas është liruar.
Ish komandant-Remi, deklaroi për media se i është marrë vetëm telefoni mobil dhe është larguar pa dhënë detaje të tjera.
Ndërsa, të njëjtën ditë është bastisur edhe banesa e dëshmorëve Bahri e Fahi Fazliu.
Aty është konfiskuar telefoni personal i vëllaut, Fadil Fazliu dhe laptopi për të cilin ai tha se ishte i punës.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë thënë se nuk kanë ndonjë koment në lidhje me bastisjen që ka ndodhur sot në banesën e dëshmorëve, Bahri dhe Fahri Fazliu.
“Ne nuk kemi ndonjë koment”, thuhet në përgjigjen e tyre drejtuar teve1.info.