TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për incidentin në Bukuresht, FFK paralajmëron padi në UEFA dhe CAS

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Për incidentin në Bukuresht, FFK paralajmëron padi në UEFA dhe CAS

Federata e Futbollit e Kosovës do t`i drejtohet UEFA-s dhe Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv lidhur me zhvillimet gjatë ndeshjes në Bukuresht, një ndeshje e cila pas problemeve të shkaktuara nga tifozëria rumune ishte ndërprerë për të rinisur vetëm pas pesëdhjetë minutave.

Paralajmërimi i padisë nga institucioni kosovar ka ardhur një ditë pas ndeshjes në të cilën Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-0.
FFK përmes një komunikate ka theksuar se dënon ashpër incidentin e rëndë të shkaktuar nga tifozët e kombëtares së Rumanisë, gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, Rumani-Kosovë, në “Arena Nationala” në Bukuresht.

“Tifozët e kombëtares së futbollit të Rumanisë, përmes gjuhës së urrejtjes e dëmtimit të imazhit të vetë kombëtares përmes shprehjeve të tilla dhe sjelljeve jo sportive kanë denigruar ndeshjen e mbrëmshme të futbollit. Për këtë gjë, Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar menjëherë aty për aty, duke kërkuar suspendim të lojës deri në tërheqjen e pankartave dhe slloganeve të urrejtjes gjatë ndeshjes”, ka theksuar FFK.

“Kjo kërkesë e FFK-së është miratuar nga delegati i ndeshjes dhe derisa janë tërhequr të gjitha pankartat dhe janë ndalur të gjitha thirrjet urrejtëse kundër Kosovës nuk ka rifilluar ndeshja”.

Sipas FFK-së, pas incidentit është kërkuar nga delegati i UEFA-s të evidentohen të gjitha shkeljet që kanë rezultuar me vërejtje ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe është kërkuar që të gjitha shkeljet të procesohen te organet përkatëse të UEFA-s.

“Federata e Futbolli e Kosovës po ashtu iu ka drejtuar Komisionit Disiplinor të UEFA-s me kërkesën që të merren masat adekuate në raport me brohoritjet nacionaliste, pankartat dhe gjuhën e urrejtjes të shprehur nga tifozët e kombëtares së Rumanisë. Incidentet e këtilla nuk duhet përsëritur. Futbolli vetëm ndërton ura ndërmjet nesh, nuk duhet shembur ato”, ka theksuar FFK. “Falënderojmë edhe një herë të gjithë ata që kanë dënuar incidentin e djeshëm dhe mbështetjen ndaj futbollit”.

Përkundër kësaj, ka vazhduar komunikata, FFK ka diskutuar dhe ka mbledhur deklarata dhe materiale të incizuara e të fotografuara, të cilat e plotësojnë dosjen e ankesës për dënim të kësaj ngjarje, me kërkesë për rishikimin e të gjitha ndodhive nga kontrollorët, specialistët dhe nga sektori i referimit për vendimet e padrejta.

“Presidenti Ademi ka telefonuar organet kompetente për këtë rast dhe ka kërkuar të merren masa, duke përmendur edhe rastin e ndeshjes me Zvicrën për mosdhënien e penalltisë, e po ashtu edhe rastin e penalltisë së mundshme me Rumaninë e mosdhënien e kartonit të kuq në rastin e ndërhyrjes ndaj Rrahmanit”, është shprehur FFK. “Në këtë drejtim, FFK në kuadër të procedurave ligjore, për të gjitha shkeljet që janë bërë, do të përgatisë edhe komentet e nevojshme dhe do ta dorëzojë padinë në UEFA, si dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS)”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Scaloni mbetet selektor i Argjentinës deri më 2030

Scaloni mbetet selektor i Argjentinës deri më 2030

Carrick pranë shkarkimit, drejtuesit e Manchester United kanë kontaktuar trajnerin e ri

Carrick pranë shkarkimit, drejtuesit e Manchester United kanë kontaktuar trajnerin e ri

Egnatia sfidon Aarhusin në Danimarkë

Egnatia sfidon Aarhusin në Danimarkë

KB Vëllaznimi liron dy amerikanë

KB Vëllaznimi liron dy amerikanë

Scaloni mbetet selektor i Argjentinës deri më 2030

Scaloni mbetet selektor i Argjentinës deri më 2030

Macron: Do të kërkojmë ndalimin e protestave të paorganizuara nga sindikatat

Macron: Do të kërkojmë ndalimin e protestave të paorganizuara nga sindikatat

​De Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura

​De Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura

Përfundon seanca e Kuvendit, miratohet Komisioni për RTK-në, dështon tri herë propozimi i Listës Serbe

Përfundon seanca e Kuvendit, miratohet Komisioni për RTK-në, dështon tri herë propozimi i Listës Serbe

Rudolph: Shpresojmë që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë zbatimit të marrëveshjeve

Rudolph: Shpresojmë që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë zbatimit të marrëveshjeve

Kuvendi miraton me 80 vota formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi miraton me 80 vota formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëron diplomatët të largohen nga Arabia Saudite

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëron diplomatët të largohen nga Arabia Saudite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën