TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama: Taktikat vetëdëmtuese të Kosovës po e ndihmojnë viktimizimin e Serbisë

nga tëvë1
13 Shtator, 2023
0
A A
Rama: Qëndrimi i BE-së i pakuptimtë, të liberalizohen vizat për Kosovën

Një ditë para takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër  Vuçiq në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se shpreson që ai të mos jetë një xhiro bosh.

Ai tha se Kosova bëri një hap të konsiderueshëm në drejtimin e shumëpritur duke pranuar planin franko-gjerman dhe tani është koha që edhe Serbia të dalë nga llogorja e asburdit të mohimit të realitetit dhe të veprojë në mirëbesim, duke mundësuar një sekuencë zbatimi që i përmbush nevojat e të dyja palëve në kuadër të planit franko-gjerman.

“Por më duhet ta ritheksoj, se sa më lart nuk do të thotë aspak se Shqipëria e sheh Kosovën si të vetmen përgjegjëse për futjen e dialogut në qorrsokak. Assesi jo. Kosova bëri një hap të konsiderueshëm në drejtimin e shumëpritur, duke e pranuar planin franko-gjerman pa referencë për njohjen reciproke dhe duke pranuar po ashtu, propozimin e vetë-menaxhimit për komunitetin serb. E kam duartrokitur menjëherë Albin Kurtin për këtë hap edhe publikisht, jo vetëm personalisht. Tani është koha që edhe Serbia të dalë nga llogorja e asburdit të mohimit të realitetit dhe të veprojë në mirëbesim, duke mundësuar një sekuencë zbatimi që i përmbush nevojat e të dyja palëve në kuadër të planit franko-gjerman”.

Ai më tej, ka thënë se “dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë procesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare”.

“Shqipëria i ka shtrirë Serbisë dorën e miqësisë. Në mënyrë ironike, ka ndodhur në ndonjë rast të jemi i vetmi vend në rajon që ka folur hapur kundër sanksioneve ndaj Serbisë dhe e kemi shpjeguar qartë pse jemi të bindur në këtë qëndrim. Megjithatë, dhe kjo duhet theksuar, një përfundim i suksesshëm.

Për fat të keq, teksa përpiqem pa sukses të kuptoj taktikat e qeverisë së Kosovës, mbetem po aq i pasuksesshëm në përpjekjen për të kuptuar strategjinë e dialogut të Serbisë. Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë procesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare”.

Rama po ashtu ka shkruar se Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët, por sipas tij, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën.

“Fatkeqësisht po ashtu, disa harrojnë se nuk jemi më në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pikë. Por megjithatë, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën, e këtë s’e luan topi. Thënë kjo, unë me sinqeritet shpresoj që të gjithë të përfshirët në procesin e normalizimit të jenë të vetëdijshëm për atë çfarë luhet sot mes Kosovës e Serbisë dhe të kuptojnë dreqi e mori, që çdo alternativë tjetër, përveç zbatimit të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është lojë me zjarrin, ku kush luan do të digjet i pari, po akoma më keq, në fund do të përvëlohet krejt rajoni, po nuk do të shpëtojë pa u përcëlluar edhe vetë Evropa.

Përfundimi i suksesshëm i procesit të normalizimit të Kosovës e Serbisë janë parësore për paqen dhe sigurinë rajonale, po edhe për sigurinë e vetë Evropës”, ka shkruar Rama në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Auto Draft

 Vendimi i KGJK-së për pushim, avokatët me mendime ndryshe për efektshmërinë e tij

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Auto Draft

 Vendimi i KGJK-së për pushim, avokatët me mendime ndryshe për efektshmërinë e tij

​Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

​Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

Superliga e Kosovës nis më 10 gusht

Nuk munguan befasitë në xhiron e 34-të në Superligë

Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka

Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka

Barcelona e dominon El Clasicon, kap me një dorë titullin

Barcelona e dominon El Clasicon, kap me një dorë titullin

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X