TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trafiku Urban do të shtrihet edhe në zonat më periferike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shoferi i tyre kanosi me armë një ngasës në komunikacion, reagon Trafiku Urban

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilir Musliu ka thënë se do t’i përfshijnë në Trafikun Urban vendet rurale të Kryeqytetit. E gjithë kjo sipas tij, do të bëhet falë grantit prej 400 mijë euro nga BERZh-i.

Musliu ka thënë se granti total i fituar nga BERZh-i kap shifrën e 600 mijë eurove, teksa 200 mijë do të shkojnë në konsulencë për Trafikun Urban.

“Gjithashtu kemi fituar një grant prej 600 mijë eurosh nga BERZh-i. 200 mijë do të shkojnë në konsulencë për Trafikun Urban, 400 mijë tjera për sektorin e mobilitetit në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për ta bërë riorganizimin e linjave dhe shtimin e linjave të reja. Zonat periferike dhe ato rurale janë thuajse pak të përfshira në transport publik, andaj mendohet që me këtë konsulencë në momentin që të bëhet ky shtim i linjave të reja, i gjithë Kryeqyteti të jetë i përfshirë në transport publik”, ka thënë Musliu për EO.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Musliu ka thënë se kanë përfunduar shumë punë. Ai ka përmendur zgjerimin e ndriçimit publik e mirëmbajtjen e rrugëve. Për këto të dyja, Musliu thotë se i kanë munguar Prishtinës.

“Realisht unë e them se gjithçka që sheh në Kryeqytet ndërlidhet në një mënyrë apo tjetrën me Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Punë ditore të cilat i bëjmë janë të shumta, të cilat nëse ndalen atëherë munden me u vërejt. Nëse ndalet mirëmbajtja rrugore çdo ditë që bëhet, atëherë mundesh me pa menjëherë diferencën. Ndërsa projektet më të mëdha të cilat i kemi implementuar brenda këtij gjashtëmujorit të parë, ndërlidhet me sinjalistikë dhe shenjëzim e që është bërë një punë fantastike, në të njëjtën kohë kemi implementuar projektin e mirëmbajtjes së ndriçimit publik dhe zgjerimin e saj, të dyja shumë me rëndësi për faktin se në një kohë shumë të gjatë i kanë munguar Kryeqytetit”, u shpreh Musliu.

Drejtori i Shërbimeve Publike ka deklaruar se kur ka ardhë në krye të detyrës, ka pasur qindra kërkesa për zgjerim të ndriçimit publik.

Thotë se nga 172 kërkesa, kanë arritur t’i përfundojnë më shumë se 100.

“Në kohën kur unë e kam marrë detyrën, kam trashëguar afër 172 kërkesa për zgjerim të ndriçimit publik. Në gjashtëmujorin e parë, diku më tepër se 100 rrugë në Kryeqytet janë ndriçuar për herë të parë. Po vazhdojmë ende, mos të harrojmë e kemi bërë edhe implementimin për herë të parë, zgjerimin e ndriçimit publik në formatin smart. Po mendojmë vitin e ardhshëm me vazhduar për shkak të kualitetit dhe mendoj se e meritojmë me pas një ndriçim të tillë. Në aspektin e mobilitetit është punuar tepër shumë. Ne e kemi nënshkruar kontratën me BERZh-in për kredi në vlerë prej 10 milionë eurove për blerjen e autobusëve të rinj”, thotë Musliu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: “Liri për çlirimtarët”, Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Rama: “Liri për çlirimtarët”, Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Durmishi jep detaje për aksionin në Pejë, thotë se ka zyrtarë të arrestuar

Durmishi: UÇK-ja është vlera më e lartë kombëtare, thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”

Berisha paralajmëron për profile false: Po synohet nxitja e dhunës dhe përçarjes në Kosovë

Berisha paralajmëron për profile false: Po synohet nxitja e dhunës dhe përçarjes në Kosovë

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

​Nga Hyjnesha te viti 2030, historia që fshihet pas logos së “Prishtina 2030”

​Nga Hyjnesha te viti 2030, historia që fshihet pas logos së “Prishtina 2030”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve gjatë “Marshit për Liri”

Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve gjatë “Marshit për Liri”

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gruaja gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, trupi dërgohet në IML

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën