TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

14 të vdekur pas vërshimeve në Greqi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
14 të vdekur pas vërshimeve në Greqi

Janë gjetur të vdekur nënë e bir që ishin shpallur të zhdukur, në zonën e Metamorfosit në Kardicë pas vërshimeve në Greqi, duke e quar në 14 numrin e të vdekurve.

Dy trupat e gjetur në Metamorfosi u transportuan me një varkë të tërhequr nga një traktor. Të afërmit kanë shpërthyer në lot sapo kanë parë të afërmit e tyre të vdekur. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar të cilët rezultuan të zhdukur.

Mëngjesin e sotëm u gjet edhe një 58-vjeçar i zhdukur nga Agios Dimitrios. Burri figuronte si i zhdukur që prej ditës së djeshme, më 9 shtator. Ai u gjet sot nga një dron midis zonave të Agios Dimitrios dhe Petrino. Ditën e djeshme në zonën detare të Turkonerit në Evia u gjet trupi i një burri, i cili u identifikua si një 77-vjeçar i zhdukur për shkak të motit të keq nga zona e Paltsit të Pelionit.

Sipas Mbrojtjes Civile, më 5 shtator një 42-vjeçar u gjet i vdekur në Agia Aikaterini Volos, më 7 shtator dy austriakë (ndoshta çift, mosha e panjohur) në Potistika Pelion. Më 9 shtator, një burrë u gjet midis vendbanimeve Agios Dimitrios dhe Petrino Karditsa. Në të njëjtën ditë, dy persona (një grua 85-vjeçare dhe djali i saj 65-vjeçar) janë gjetur në zonën e Metamorfosit të Karditës.

Gjithsej janë shpëtuar dhe evakuuar 4250 persona, të cilët janë dërguar në vende të sigurta, nga ora 07:00 e së martës, 5 shtator, deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 10 shtator, sipas informacioneve të Zjarrfikësve. Njëkohësisht, në të njëjtën periudhë kohore në Qendrën Operative të Zjarrfikësve janë marrë 9047 thirrje për pompim uji dhe prerje pemësh.

Niveli i ujit në disa prej zonave të prekura të Thesalisë po tërhiqet dalëngadalë, duke zbuluar dalëngadalë fatkeqësitë që la pas moti i keq “Danieli”. Qytetet dhe fshatrat mbeten nën tonelata ujë dhe baltë, rrjeti rrugor në shumë vende është shembur, urat janë ndarë në dysh, shtëpitë janë rrëzuar dhe fusha Thesalian është kthyer në një liqen gjigant, ku mijëra qytetarë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre./TCh/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

Vapa ekstreme godet Evropën, 42 gradë në Sllovaki, Polonia preket nga kriza energjetike

Vapa ekstreme godet Evropën, 42 gradë në Sllovaki, Polonia preket nga kriza energjetike

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes në Samitin e Mekës

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes në Samitin e Mekës

Tentuan të kalonin ilegalisht 15 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Tentuan të kalonin ilegalisht 15 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Tahiri: Dyert e sallës ku sonte do duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës, janë të mbyllura

Tahiri: Dyert e sallës ku sonte do duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës, janë të mbyllura

Mbyllen dyert e sallës së Kuvendit, Ramadani e vlerëson si skandal: Po flasim për zënie peng të Kuvendit

Mbyllen dyert e sallës së Kuvendit, Ramadani e vlerëson si skandal: Po flasim për zënie peng të Kuvendit

Zemaj i ka bërë ftesë deputetëve të Vetëvendosjes që të vijnë në Kuvend për të konstituuar legjislaturën e re

Zemaj i ka bërë ftesë deputetëve të Vetëvendosjes që të vijnë në Kuvend për të konstituuar legjislaturën e re

Murati: Çka kanë sot?, edhe në 2025-ën Kuvendi s’u konstituua as pas 30 ditësh, nuk u quajt shkelje

Murati: Çka kanë sot?, edhe në 2025-ën Kuvendi s’u konstituua as pas 30 ditësh, nuk u quajt shkelje

Vdes ish-pronari i Chelseas

Plagosje me armë zjarri në Banjë të Istogut

Kraki: Sonte nuk është shkelur Kushtetua, presidenti nuk i takon opozitës

Kraki: Sonte nuk është shkelur Kushtetua, presidenti nuk i takon opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën