TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aliu tregon se ndalohet përdorimi i disa qeseve të plastikës, e disa bëhen me pagesë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aliu tregon se ndalohet përdorimi i disa qeseve të plastikës, e disa bëhen me pagesë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë të përbashkët me shefin për Bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, bëri të ditur se është finalizuar Udhëzimi Administrativ, sipas të cilit është ndaluar përdorimi i disa prej llojeve të qeseve të plastikës, e disa të tjera janë bërë me pagesë.

Më tej, Aliu bëri të ditur se qeset nga 25 deri në 50 micron, do të lejohet përdorimi i tyre, por që do jenë me pagesë, përcjell teve1.info.

“Me udhëzimin administrativ që ka të bëjë me qeset e plastikës, do të kemi ndalim të qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron. Pra, qeset e holla të plastikës të cilat përdoren sot dhe mund të merren në markete falas, do të ndalohen plotësisht. Nga 0 de 25 micron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta e nuk do të kenë mbajtëset. Ndërsa qeset nga 25 deri në 50 micron do të lejohet përdorimi i tyre dhe do të kushtojnë 5 cent, por nuk do të lejohet që të kenë logo të prodhuesve”, deklaroi Aliu para medieve.

Tutje, ministri Aliu tha se ky projekt e prek drejtpërdrejt eliminimin e shisheve të plastikës, derisa tregoi mënyrën se si qytetarët do t’i marrin paratë e shpenzuara shtesë me shtrenjtimin e blerjes së ujit në dyqan.

“Ky projekt për të cilin po flasim ne, e prek drejtpërdrejt eliminimin e shisheve plastike, për shkak se secila prej tyre do ta ketë një kod të veçantë. Tani kur shkoni ta bleni ujin në dyqan, do ta paguani pak më shtrenjtë dhe diferencën që do ta paguani më shtrenjtë, mund ta riktheni duke i ruajtur ato shishe, e duke i dorëzuar të gjitha në një pajisje e cila do t’i regjistrojë, pastaj do t’i merrni mbrapsht paratë që i keni dhënë shtesë. Nuk është i lehtë ndërtimi i saj, por efikasiteti është i madh”, shtoi tutje Aliu.

Po ashtu, Aliu njoftoi që ky projekt nuk do të ketë kosto shumë të madhe për buxhetin e shtetit, pasi siç tha ai, e tëra do të ndërtohet nga sistemi i kombinuar i prodhuesve, i importuesve dhe shitësve./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

Sindikata e Trepçës kërkon hetim pas rastit në minierë: Mos të presim që një incident i radhës të kthehet në tragjedi

Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

Kurti: Ndërlidhja ekonomike krijon lidhje të qëndrueshme mes Kosovës e Britanisë

Kurti: Ndërlidhja ekonomike krijon lidhje të qëndrueshme mes Kosovës e Britanisë

Rizvanolli publikon foto të minatorëve që u bllokuan në Stan Tërg

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Lazio e Atalanta synojnë Zhegrovën në janar

Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

Kurti s’flet për reagimet rreth Ligjit për Specialen, shkon në takim te presidentja

Kurti: Ndërlidhja ekonomike krijon lidhje të qëndrueshme mes Kosovës e Britanisë

Kurti: Ndërlidhja ekonomike krijon lidhje të qëndrueshme mes Kosovës e Britanisë

Montella afër shkarkimit, Turqia mendon për pasuesin e tij

Montella afër shkarkimit, Turqia mendon për pasuesin e tij

Rizvanolli publikon foto të minatorëve që u bllokuan në Stan Tërg

Rizvanolli publikon foto të minatorëve që u bllokuan në Stan Tërg

Ish-trajneri i Baselit, Nocentini, kandidat për trajner te FC Malisheva

Ish-trajneri i Baselit, Nocentini, kandidat për trajner te FC Malisheva

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën