TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Numri i turistëve në Kosovë rritet për 30 %, Sogojeva: Qeveria nuk e ka kuptuar sa fitimprurës është turizmi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Kosova me mbi 25 përqind më shumë turistë sesa vitin e kaluar

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka bërë të ditur se numri i turistëve në Kosovë në muajin qershor është rritur për afër 30 për qind. E sipas tij, ky është një lajm shumë i mirë për vendin.

Sogojeva tha se Kosova është destinacion i shumë turistëve, si një vend i pa eksploruar ende, mirëpo asnjë qeveri nuk i ka kushtuar rëndësi dhe nuk e ka pasur prioritet sektorin e turizmit.

Sogojeva tha se duke u bazuar në statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në muajin qershor të këtij viti është rritur numri i atyre që kanë vizituar Kosovën, e  sipas tij, vendi çdo vit po ka rritje të numrit të turistëve.

“Nëse i referohemi Agjencionit të Statistikave dhe e marrim muajin qershor pa korrikun edhe gushtin, kemi diku afër 30 për qind, 29 për qind rritje të numrit të turistëve. Edhe ky është një lajm i mirë, se për çdo vit kemi rritje të numrit të turistëve”, tha ai për EO.

Sipas Sogojevës, Kosova ka potencial për turizëm e vetëm në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz brenda vitit shkojnë afër 1 milion turistë.

“Kjo tregon se Kosova edhe me këto kushte që i ka edhe me këto probleme që i ka, megjithatë është një destinacion i kërkuar prej turistëve të jashtëm sepse është ende si destinacion i pa eksploruar. Dihet se Kosova njihet me potenciale të mëdha turistike, pavarësisht a janë natyrore, a janë kulturore, a historike. Për shembull e kemi vetëm kompleksin memorial “Adem Jashari” i cili afër 1 milion turist brenda viti e vizitojnë”, tha ai.

Kryetari i OHT-së theksoi se asnjë qeveri, as të kaluarat e as qeveria Kurti nuk i kanë kushtuar rëndësi sektorit të turizmit.

Sipas tij, shteti ende nuk e ka kuptuar se sa profitabil është ky sektor. Ai shtoi se ky sektor duhet që të futet si veprimtari me prioritet dhe të investohet më shumë.

“Fatkeqësisht asnjë qeveri, as ato të parat, as kjo e sotmja nuk i ka kushtuar rëndësi turizmit. Me plotë përgjegjësi si ekspert i kësaj fushe po ju them se edhe shteti ende nuk e ka kuptuar se kjo veprimtari është veprimtari shumë profitabile. Deri më tani asnjë herë nuk e ka pasur veprimtari me prioritet.

“Turizmi duhet të futet si veprimtari me prioritet, zhvillim me prioritet, për të qenë e mundur që gjithë infrastruktura, duke filluar nga ajo ligjore, fizike e të tjera me e rregullu që Kosova nesër e pasnesër të jetë potencial, ose destinacion atraktiv tërheqës për vizitorët”.

“Edhe krejt këto që i shohim sot, hotelet, restaurante, pishina, krejt këto janë falë sektorit privat. Shumë pak ka bërë shteti që të ketë një zhvillim më të mirëfilltë në hoteleri dhe turizëm”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C, Trafiku Urban jep detaje

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin për snajper

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin për snajper

Brazili – Maroku, dueli që theu rekord shikueshmërie

Ancelotti paralajmëron Brazilit para duelit me Japoninë

Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën

Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Chelsea nuk dorëzohet për Xhakën, gati oferta tjetër

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C, Trafiku Urban jep detaje

Raporti i REVENT: Serbia përdor narrativat për ekstremizmin islam si armë propagandistike kundër Kosovës

Raporti i REVENT: Serbia përdor narrativat për ekstremizmin islam si armë propagandistike kundër Kosovës

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën