TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjenden 14 emigrantë dhe një burrë i vdekur në një ishull të vogël grek

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjenden 14 emigrantë dhe një burrë i vdekur në një ishull të vogël grek

Roja Bregdetare e Greqisë e ka gjetur një grup prej 14 emigrantëve dhe një burrë të vdekur në bregdetin e një ishulli të vogël në lindje të Detit Egje të martën në mëngjes, njoftuan autoritetet greke.

Pesë burra, gjashtë gra dhe tre fëmijë u gjetën në ishullin e largët Farmakonisi, bashkë me trupin e një burri të vdekur. Nuk është e qartë se si ka vdekur ai.

Ky grup kishte mbërritur në ishull nga bregdeti turk përmes një barke të vogël gomone, e cila u fundos, thanë autoritetet. Nuk u raportua për të zhdukur. Emigrantët dhe burri i pajetë u dërguan në ishullin e afërt, Leros, tha Roja Bregdetare, raporton AP.

Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi përmes detit është rritur së fundmi, të cilët kanë ikur nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi, në kërkim të një jete më të mirë në Bashkimin Evropian.

Roja Bregdetare tha më vonë se edhe tri anije të tjera me më shumë se 100 njerëz mbërritën në ishujt Lesbos, Samo dhe Chios, të cilët shtrihen afër bregdetit turk.

Një gomone me 48 persona u pa pranë bregdetit të Lesbosit nga anijet patrulluese, derisa një tjetër me 25 persona, përfshirë katër fëmijë, u gjet pranë ishullit Samos.

Anija e tretë, që po barte 33 njerëz, u gjet afër ishullit Chios. Roja Bregdetare tha se drejtuesit e anijes u përpoqën ta shmangin rojën bregdetare duke bërë manovra të rrezikshme dhe nuk iu përgjigjën sinjaleve të dritës dhe zërit.

Nuk u raportua për të lënduar dhe 32 burrat dhe një grua në bord u dërguan në një kamp emigrantësh në Chios.

Pavarësisht rritjes së emigracionit në Greqi, Italia është ende pika kryesore e hyrjes në BE për emigrantët, me rreth 114,200 mbërritje nga deti deri më tani këtë vit. Spanja pason me më shumë se 21,000 të ardhur, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, ndërsa shifra për Greqinë, nga toka dhe deti, është gati 18,600.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Xani: Gjithçka që ka ndodhur sot është një kalkulim për ta dërguar edhe një herë vendin ne zgjedhje

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën