Policia e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, raporton teve1.info.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në DRP- Mitrovicë të veriut, duke filluar nga ora 15:30.
Kjo konferencë sipas Policisë, i dedikohet rastit të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila i dedikohet rastit të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese.Në konferencën e cila do të mbahet në DRP-Mitrovicë Veri, do të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri.Datë : 05 shtator 2023 Koha: 15:30 Vendi: Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Veri Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë conference”, thuhet në njoftim./teve1.info./