TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjashtë të dyshuarit në rastin “Brezovica” mbrohen në liri, paguajnë 190 mijë euro dorëzani

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Gjashtë të dyshuarit në rastin “Brezovica” mbrohen në liri, paguajnë 190 mijë euro dorëzani

Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, është liruar nga paraburgimi, pasi që ka dhënë dorëzani në vlerë prej 50 mijë eurove, lidhur me rastin “Brezovica”.

Këtë për teve1.info e ka konfirmuar avokati mbrojtës i të pandehurit, Artan Qerkini.

Ndërsa, Qerkini konfirmoi se edhe pesë të dyshuarit tjerë të nacionalitetit serb kanë paguar në total 190 mijë euro dorëzani, ku të njëjtit do të mbrohen në liri.

Lidhur me rastin “Brezovica”, i pandehuri Nikoliq, gjendej në masën e paraburgimit që nga 21 dhjetori i vitit 2021.

Nikoliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë villa, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e villave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, ku gjendet edhe Brezovica.

Sipas prokurorit, Rasim Malokut, shumica e ndërtesave të ndërtuara janë ndërtuar kundërligjshëm.

Prokuroria Themelore e Ferizajt dyshon se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Pos Nikolliqit, Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, arrestoi edhe rreth dhjetë persona në Shtërpcë, mes të cilëve drejtorin e Urbanizimit dhe disa zyrtarë e pronarë ndërmarrjesh, bëri të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj. Ata dyshoheshin për veprat penale: marrje dhe dhënie e ryshfetit, si dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Nikolliq, para se t’i bashkohej Listës Serbe në vitin 2013, ishte kryetar i Shtërpcës nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, e cila në fillim të vitit 2020 shpalli moratorium politik, si pasojë e dominimit total të Listës Serbe./teve1.info/

Tags: Artan QerkiniBratisllav Nikoliqbrezovica
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

Prokuroria kërkon paraburgim për pesë zyrtarët e komunës së Prizrenit që falsifikuan dokumente

Nisin hetimet edhe në Dragash për manipulim të rezultatit zgjedhor

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

Ushtria izraelite vret katër palestinezë në Gaza pavarësisht armëpushimit

Ushtria izraelite vret katër palestinezë në Gaza pavarësisht armëpushimit

Prokuroria kërkon paraburgim për pesë zyrtarët e komunës së Prizrenit që falsifikuan dokumente

Nisin hetimet edhe në Dragash për manipulim të rezultatit zgjedhor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën