Xhevdet Thaqi, kryetar i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Has të Prizrenit, ka thënë se ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku do të duhej të kishte më shumë kujdes në deklaratat e tij.
Kjo sepse sipas Thaqit, vendi gjendet në një situatë me vështirësi dhe ndasi të mëdha.
“Ne kemi pa një deklaratë dhe kemi konsiderua se ka qenë një deklaratë e Klinakut duke rrëshqitë në konteste tjera, është përdorë ndoshta jo me qëllim të keq. Por në situatën të cilën po gjendet veni dhe në shumë vështirësi të mëdha, ndasi të mëdha, një kryetar ose ushtrues detyre si zotëri Klinaku, duhet të ketë më shumë kujdes në raport me deklaratat e tij qofshin ato në efekt apo qofshin në një formë tjetër”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Faton Klinaku kishte thënë “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.
Për këtë ai sot është intervistuar nga Policia.
Pas intervistimit, Klinaku bëri të ditur për Tëvë 1 se kjo deklaratë e tij është nxjerrë nga konteksti.
Teksa theksoi se nuk e ka në plan të japë dorëheqje, pavarësisht kërkesave që po i bëhen.