Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka deklaruar se aplikimi në platformën e-Kosova për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për nxënësit nuk është aq i thjeshtë.
Kjo sepse sipas saj, është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjeç që të bëhet subvencionimi nga klasa e 1-5-të.
Pasi sipas Shoshi-Musliut, është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet.
“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec që të bëhet subvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet. Kjo qasje e qeverisë na tregon vetëm një të vërtetë, që JETA dhe MIRËQENIA e qytetarit nuk është prioritet. Prioritet është korrupsioni i thellë në çdo fushë, prej grurit,vajit,barnave e deri te librat.
Madje ajo ka ironizuar me se këtë situatë duke thënë “caktone edhe moshën e prindit ndoshta e lehtesoni këtë proces”.
“Marre! Mjerim! Fundosje!”, tha ajo./teve1.info./