Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri, ku do të pritet nga homologu i saj, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit, vizita do zhvillohet me datat 4-5 shtator.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij për një vizitë shtetërore në Tiranë Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani. Vizita do të zhvillohet në datat 4-5 shtator 2023”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë, shkruan rtsh