TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Batusha: Prindërit që keqpërdorin mjetet e rimbursimit të librave do të përballen me gjykatat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Batusha: Prindërit që keqpërdorin mjetet e rimbursimit të librave do të përballen me gjykatat

Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha ka deklaruar se prindërit të cilët eventualisht do të abuzojnë me të hollat që Ministria e Arsimit parashihet t’ua rimbursojë në llogaritë e tyre për blerjen e teksteve shkollore, do të përballen me sanksione ligjore.

Kjo sipas Batushës do të bëhet përmes evidentimit të librave nga mësimdhënësit  të cilët do t’i kërkojnë librat nga nxënësit dhe sipas tij, në qoftë se do të hasin në keqpërdorime të tilla atëherë prindërit e tillë do të përballen me gjykatat.

“Po ato me siguri evidentohen nga mësuesja ose arsimtari, për shkak se ata  i kërkojnë librat, ata duhet të lexojnë dhe të kenë detyra të shtëpisë. Ato raste duhet të evidentohen, natyrisht jetojmë në Kosovë nuk përjashtohet që një përqindje mundet edhe ta keqpërdorë por institucionet duhet të sigurohen që kjo të mos ndodhë, të bëjnë të gjitha veprimet e mundshme që ta minimizojnë këtë veprim. Ata që janë të papërgjegjshëm pastaj do të përballen edhe me sanksione ligjore, ku nëse dalin kësi lloj keqpërdorimesh natyrisht që do të përballen edhe me gjykatat”, tha Batusha në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kurse sa i përket rimbursimit të këtyre mjeteve Batusha tha se “mjafton ta kenë vetëm një email secili prind dhe të hapë llogarinë e- Kosova, e cila hapet për 3-4 minuta ose 5 maksimum “

Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk e ka saktësuar nëse versioni i blerjes së teksteve shkollore nga ana e prindërve dhe më pas rimbursimi i mjeteve përmes aplikimit në platformën “eKosova” do të jetë vendim përfundimtar i Qeverisë së Kosovës.

Vendimin përfundimtar ajo kishte deklaruar se  do ta bëjnë publik gjatë ditës së mërkurë apo të enjten në mëngjes.

Kurse shqetësimin e saj për këtë çështje e ka shprehur edhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina e cila ka hedhur në pikëpyetje nëse prindërit janë të përgjegjshëm mjaftueshëm që mos t’i keqpërdorin mjetet që rimbursohen nga Qeveria për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët.

Pantina është shprehur e bindur se në Kosovë ka prindër të papërgjegjshëm, sa t’i blejnë fëmijëve gjëra të tjera, e jo libra./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

Hungaria në prag zgjedhjesh, dyshimet për eksploziv në Serbi – reagojnë Demokratët Europian

Hungaria në prag zgjedhjesh, dyshimet për eksploziv në Serbi – reagojnë Demokratët Europian

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën