TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rezultatet e takimit në Athinë

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Liderët miratojnë letrën me të cilën mbështesin sovranitetin e Ukrainës

Darka jo-formale që u mbajt të hënën në Athinë, prodhoi një deklaratë prej tetë pikave,  përmes së cilës u rikonfirmua mbështetja për Ukrainën dhe dënimi i agresionit rus, e po ashtu edhe për nevojën që vendet e Ballkanit të bëhen sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për qëndrimin që ai ka dhënë në darkën që u mbajt në Athinë.

“Në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Që të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. Dhe se për fqinjësi të mirë, demokratike e evropiane është e rëndësishme njohja reciproke de-jure e de-fakto si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave evropiane”, ka thënë Kurti.

Por, Politikani i CDU-së gjermane, Kolë Gjoka thotë se takimi në Greqi nuk ka prodhuar ndonjë rezultat që do ta përafronte Ballkanin me BE-në.

“Në deklaratën e tyre pas kësaj darke informale, nuk kishte ose nuk shikoj unë asnjë gjë që ka lidhje me përshpejtimin e rrugës tonë drejtë Bashkimit Evropian. Sinqerisht që nuk do të ngelet kurrë çështja e Ballkanit Perëndimor, e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të ngelet çështje greke”, deklaroi Gjoka.

Nisma kryesore, që synon përafrimin e Ballkanit me Bashkimin Evropian është “Procesi i Berlinit”, i cili këtë vit do të mbahet për herë të parë në Tiranë, në muajin tetor.

Por Gjoka thotë se nuk pret të ndodh ndonjë zhvillim i madh në Procesin e Berlinit këtë vit, përderisa u bënë thirrje vendeve anëtare që të mos vendosin pengesa për aspiruesit e BE-së.

“Unë nuk pres ndonjë gjë të madhe dhe nuk e shoh që ka ndonjë lidhje shumë të madhe me Ukrainën, kryesorja është që ne të bëjmë detyrat e shtëpisë  dhe vendet si Greqia që janë vende anëtare të Bashkimit Evropian, të mos mundohen, që të mos mundohen, e ritheksoj këtë që të na vejnë gurë në rrugën tonë drejtë Bashkimit Evropian, sepse këto gurë Samiti i Berlinit nuk i percepton”, shtoi ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama javë më parë ka pasur një turne në vendet e Ballkanit në kuadër të përgatitjeve për procesin e Berlinit, ku këtë vit do të jetë nikoqir i këtij organizimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfida kryesore mjedisore në Kosovë

Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfida kryesore mjedisore në Kosovë

Miratohen katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Suedinë dhe Belgjikën

Miratohen katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Suedinë dhe Belgjikën

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Delegacioni i Asamblesë së NATO-s vizitë në Kosovë, agjenda e takimeve

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Delegacioni i Asamblesë së NATO-s vizitë në Kosovë, agjenda e takimeve

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, humbën edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën