TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liderët miratojnë letrën me të cilën mbështesin sovranitetin e Ukrainës

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Liderët miratojnë letrën me të cilën mbështesin sovranitetin e Ukrainës

Kanë vazhduar takimet në ditën e dytë në Athinë të Greqisë, me ftes të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Ashtu siç ishte e paraparë me agjendën dyditore, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, rreth orës 10:45 të martën zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij grek.

Në njoftimin e qeverisë greke për këtë takim, ndër të tjera thuhet se thuhet se kryeministrat kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik si dhe për rëndësinë që Greqia i kushton dialogut Kosovë – Serbi.

Se është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun me Serbinë u tha edhe në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, ku ndër të tjera u njoftua që Kurti e ka ftuar për vizitë në Kosovë, homologun e tij grek.

 “Biseduan edhe për dialogun në Bruksel dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Kurti tha që tashmë kemi marrëveshje porse nevojitet zbatimi i plotë i saj dhe pa kushtëzime. Kryeministri Kurti e ftoi Kryeministrin Mitsotakis për vizitë dhe për më shumë investime në Kosovë. Shkëmbimi tregtar me Greqinë vitin e kaluar ishte 308 milionë euro, një rritje prej mbi 40% apo afër 100 milionë euro krahasuar me 2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Pjesa kryesore e këtij takimi ishte darka jo formale e cila u mbajt mbrëmjen e së hënës, me ftes të kreut grek e ky morën pjesë, liderët e Ballkanit Perëndimor si dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryeministri i Rumanisë Marcel Ciolacu, Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu. zhvilluar mbrëmjen e së hënës, në darkën joformale.

Pjesëmarrësit e takimit në fund miratuan një deklaratë prej tetë pikave, ku mes të tjerave theksuan se kanë mbështetje të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe sundimit të ligjit përballë agresionit rus.

Vëmendjen kryesore të takimit e mori presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili pati një sërë tanishme në Athinë, ai përveç kryeministrit grek, u takua edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, kryeministrin kroat Andrej Plenković, presidentin serb Aleksandër Vuciq, etj.

Takimet e tjera bilaterale po ashtu ishin të shumta, në mesin e të cilave edhe ato të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila u takua edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandar Vuciq. Nga liderët e Kosovës dhe Serbisë, presidentja e komisionit evropian kërkoi shtensionim të situatës në veri të Kosovës, zbatim të marrëveshjeve të arritura në dialog dhe po ashtu për nevojën që Ballkani Perëndimor të përafrohet me Bashkimin Evropian. Kurti në njoftimin e këtij takimi tha se është e rëndësishme që marrëveshja bazë të zbatohet e plotë dhe pa parakushte.

Në anën tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar me avazin e njëjtë të lobimit kundër Kosovës, në njoftimet që ka pasur nga Athina, ai ka deklaruar se Ukraina dhe Greqia nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre në raport me Kosovën dhe nuk do ta njohin pavarësinë e saj.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Po përgatitemi për një mandat edhe më të fuqishëm

Mbahet seancë dëgjimore ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it

Mbahet seancë dëgjimore ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku akuzon Kurtin pas dështimit të seancave: Shfaqje e turpshme dhe tendencë për kapje të pushtetit

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Ndalohen punimet në 17 vendpunishte

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Po përgatitemi për një mandat edhe më të fuqishëm

Mbahet seancë dëgjimore ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it

Mbahet seancë dëgjimore ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku akuzon Kurtin pas dështimit të seancave: Shfaqje e turpshme dhe tendencë për kapje të pushtetit

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Ndalohen punimet në 17 vendpunishte

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për reduktim të trupave në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën