Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka dhënë detaje nga takimi që ka pasur dje në Greqi me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai ka bërë të ditur se temë diskutimi ka qenë edhe situata me Kosovën.
“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane. Ajo që unë mendoj është më shumë se të menduarit, jam pothuajse i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim”, ka thënë Vuçiqi, shkruan Danas.rs, përcjell teve1.info
Vuçiq po ashtu ka shtuar se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin për çështjen e Kosovës.
Në Greqi është duke qëndruar edhe kryeministri Albin Kurti, me ftesë të homologut të tij grek, Kyrgios Mitsotakis. Kurti gjithashtu pati përshëndetje me presidentin Zelensky. /Teve1.info/