TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Katër vjet nga shpërndarja e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KDI: Të miratohet ligji që çel kuletat e partive politike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës para katër vjetësh me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime, kanë votuar për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Propozimi i deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi ai mori ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili foli në emër të 98 deputetëve që kanë kërkuar seancë, ishte shprehur se mocioni për shpërndarjen e legjislaturës së Kuvendit është në pajtim me të gjitha grupet parlamentare.

“Në bazë të nenit 82, paragrafi 1, pika 2, Kushtetutës së Republikës së Kosovës propozojmë për shqyrtim në këtë seancë mocionin për shpërndarje të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Ky mocion është në pajtim me qëndrimet e shprehura nga të gjitha grupet parlamentare në mbledhjen e Kryesisë, me kryetarë të grupeve parlamentare të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli”, ka thënë Krasniqi.

Deputeti i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se kjo legjislaturë ka qenë arenë konfrontimesh pozitë – opozitë për të ruajtur ligjshmërinë dhe Kushtetutën e Kosovës, e jo debat për avancimin e politikave në interes të qytetarëve.

“Si opozitë, kemi pasur përballë një koalicion prej 24 partive, por që përfaqësonin vetëm 1/3 e elektoratit, një koalicion pa legjitimitet, jo profesional, me vendimmarrje ad-hoc të bazuar në interesa politike dhe të grupeve të interesit. Si rezultat, është realizuar vetëm 30 për qind e agjendës legjislative, dhe atë nga vullneti i opozitës për të mbështetur disa ligje specifike”, kishte theksuar Hoti, shkruan kp

Ndryshe, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, asnjë qeveri nuk arriti ta përmbyllë mandatin kushtetues prej katër vjetësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu kujton masakrat e Studenicës dhe Llashticës: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

“Matrix”- 13.04.2026

“Matrix”- 13.04.2026

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu kujton masakrat e Studenicës dhe Llashticës: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën