TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në Greqi: Kusht për fqinjësinë e mirë është njohja reciproke, de-jure edhe de-facto

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti në Greqi: Kusht për fqinjësinë e mirë është njohja reciproke, de-jure edhe de-facto

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte mbrëmë pjesë e darkës me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të homologut të tij nga Greqia, Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë kësaj darke u diskutua për çështjet rajonale, teksa Kurti ka theksuar se të gjitha shtetet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit e fqinjësinë e mirë.

E sipas tij, kusht për fqinjësinë e mirë, është njohja reciproke, përcjell teve1.info

“Në intervenimin e tij, Kryeministri Kurti theksoi se të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të i përmbahen dhe zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. E kusht për fqinjësinë e mirë është njohja reciproke, de-jure edhe de-facto. Minoritete do të ketë çdoherë, por kërkohet simetri dhe balancë në respektimin e minoriteteve bazuar në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, është shprehur Kurti, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, gjatë kësaj darke joformale u diskutua edhe për agresionin rus në Ukrainë.

Teksa në fund të takimit u miratua edhe një deklaratë e përbashkët e cila bënë thirrje për ri-energjizimin dhe ri-fokusimin në procesin e zgjerimit për anëtarësim në BE, mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Ukrainës, ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj kryerësve të krimeve.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu kujton masakrat e Studenicës dhe Llashticës: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

“Matrix”- 13.04.2026

“Matrix”- 13.04.2026

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu kujton masakrat e Studenicës dhe Llashticës: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën