TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përfundon seanca dëgjimore, Prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit e aferës së rezervave shtetërore

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Arrijnë në gjykatë tre të dyshuarit për rezervat shtetërore

Ka përfunduar seanca dëgjimore në rastin e tre të dyshuarve për dallavere me rezervat shtetërore –  Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi -, të cilët u prangosën të premten në një aksion të Prokurorisë Speciale.

Avokati i Irfan Lipovicës, Durim Osmani ka thënë se s’ka asnjë arsye të aprovohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgim pasi të arrestuarit vetëm kanë zbatuar ligjin.

“Këta tre persona që po e presin vendimin janë të pafajshëm”, ka thënë avokati Osmani.

“Nuk ka shkelje të ligjit, nuk ka vepër penale”, ka shtuar ai.

Prokuroria Speciale nisi të premten në orën 6 të mëngjesit aksionin për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.

Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë të premten se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Mirëpo, Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, ka shpjeguar se në rastet kur bazuar në kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale gjykata lëshon urdhër për kontroll të shtëpisë apo personit, nuk është fare relevante fakti nëse provat e sekuestruara përmes të cilave synohet provimi i veprës penale janë ose jo të klasifikuara.

Në mbrëmjen e së premtes, Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një video-mesazh, me të cilin ka akuzuar sistemin e drejtësisë së po tenton që të rikthejë në pushtet ish-kastën e kalbur politike. Ka thënë se Rozeta Hajdari nuk është shkelëse e ligjit dhe nuk ka korrupsion te rezervat shtetërore.

Gjuhë të njëjtë ka përdorur të shtunën edhe Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, i cili ka thënë se sistemi i drejtësisë po synon ta rrëzojë Qeverinë Kurti me spektakle.

Edhe një deputet i Vetëvendosjes ka deklaruar se sistemi i drejtësisë po iu shërben opozitës dhe milionerëve.

Këshilli Prokurorial dhe as Këshilli Gjyqësor i Kosovës si dhe as Shoqata e Prokurorëve nuk kanë reaguar ndaj akuzave të pushtetit se janë bërë bashkë me opozitën për ta rrëzuar Qeverinë. Nuk ka pasur reagim as nga u.d i Kryeprokurorit Besim Kelmendi.

Tags: MINTProkuroria Specialetre të arrestuarit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit – Dibrani dhe Osmani vlerësojnë rolin thelbësor të institucionit

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit – Dibrani dhe Osmani vlerësojnë rolin thelbësor të institucionit

Prokuroria Speciale mohon ndërhyrjen në proceset vendimmarrëse të KPK-së

Prokuroria Speciale mohon ndërhyrjen në proceset vendimmarrëse të KPK-së

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

U rrëzua në mes të rrugës, vdes papritur një qytetar në Gjilan

Rama pyetet për raportet me Kurtin: E keni bërë si telenovelë, a e do a se do?

Basketboll, fundjava veçohet me derbin e vjetër Sigal Prishtina – Trepça

Basketboll, fundjava veçohet me derbin e vjetër Sigal Prishtina – Trepça

Rama: Nuk presim shpërblim me ëmbëlsira nga BE, por me nder, mund e djersë

Rama: Nuk presim shpërblim me ëmbëlsira nga BE, por me nder, mund e djersë

Prokuroria Speciale mohon ndërhyrjen në proceset vendimmarrëse të KPK-së

Prokuroria Speciale mohon ndërhyrjen në proceset vendimmarrëse të KPK-së

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

U rrëzua në mes të rrugës, vdes papritur një qytetar në Gjilan

Rama pyetet për raportet me Kurtin: E keni bërë si telenovelë, a e do a se do?

Rama pyetet për raportet me Kurtin: E keni bërë si telenovelë, a e do a se do?

Ekskluzive: Dogana e Kosovës kap mbi 100 kilogramë marihuanë në një autobus të ardhur nga Shqipëria – arrestohet shoferi

Ekskluzive: Dogana e Kosovës kap mbi 100 kilogramë marihuanë në një autobus të ardhur nga Shqipëria – arrestohet shoferi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën