Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se pas arrestimeve të fundit në MINT, do të duhej të shkarkohej ministrja, Rozeta Hajdari.
“Shumë shpejt për dy vite të qeverisjes, ka ardhur deri të ky deformim që thjeshtë pa hamendësim mund të themi se kjo qeveri çfarëdo që bënë në të ardhmen, i sjellë dëme Kosovës. Janë dëshmi të palëkundshme ato që po ndodhën sot qysh herët në mëngjes, ato që ishin ditë më parë me rastin e drogës, të një asamblisti të Prishtinës, është skandaloze edhe ajo, pastaj të tjerat që ishin më herët, qoftë ajo e Nagip Krasniqit, qoftë rasti i Martin Berishaj. Pra, kur i shikon të gjitha brenda një hapësirë kohore jo shumë të gjatë kemi një koktej korrupsioni që është befasues për ata që nuk e dinë, që nuk po e kuptojnë… Sot do të duhej të kishte një shkarkim, por sikurse ka një marrëveshje se nuk duhet që të largojmë të tjerët, pasi erdhëm bashkë dhe do të shkojmë bashkë, përjashtim rasti i asamblistit”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.
Abdullahu tha se si opozitë dyshojnë se rasti i arrestimit të asamblistit të VV-së, Besnik Mujecit është vetëm një segment i një trafikimi shumë më të komplikuar që involvon persona të tjerë.
“Ne si parti kërkojmë që të shkarkohet Hajdari…Nëse është për t’u bazuar në të kaluarën jo të largët se çfarë po ndodhë, atëherë kush na garanton neve se gjithë ajo se kush u zu në Shqipëri me gjithë ato pilula estrazi, ky mund të jetë vetëm një segment i një trafikimi shumë më të komplikuar që involvon persona të tjerë. Ku shkuan gjithë ato parë? A ishte dërgesa e parë? 400 mijë euro gati, a mund të jenë të infiltruar persona të tjerë?…Padyshim se ne si PDK kemi të drejtën e Zotit që të dyshojmë…Dikush mund të thotë se është vetëm rast individual, ndoshta mund të jetë, por ne si opozitë mund të jetë mu e kundërta atëherë po kërkohet që prokuroria të bëjë punën e saj…”, ka pohuar Abdullahu.