TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Regjistrimi i popullsisë 2023, ende nuk dihet nëse procesi do nis më 1 shtator

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ushtrimet që ju japin forcë, vitalitet dhe energji

Autor: Bledë Krasniqi

Kanë kaluar 12 vite që kur Kosova ka bërë regjistrimin e popullsisë për të fundit herë. Pas një vendimi të vitit 2022, është planifikuar që ky proces të mbahet gjatë këtij viti, nga 1 shtatori deri më 16 tetor.

Ndonëse procesi pritet të nis edhe dy javë, 1 shtatori është ende në vlerësim e sipër nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për t’u vendosur si datë përfundimtare. Kështu është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Teve1.info

Pavarësisht kësaj, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu thotë se në të njëjtën kohë, ASK-ja është duke bërë përgatitjet e nevojshme.

“Regjistrimi i popullsisë është proces i rregulluar me Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Në bazë të këtij Ligji, Qeveria ka caktuar Komisionin Qendror të Regjistrimit si dhe periudhën gjatë të cilës do bëhet regjistrimi i popullsisë. Aktualisht, ASK është duke bërë vlerësimet nëse data 1 shtator do të jetë përfundimisht data e fillimit të procesit të regjistrimit, por në të njëjtën kohë është duke bërë edhe përgatitjet e nevojshme”, deklaroi ai për Teve1.info

Pjesë e regjistrimit të popullsisë janë edhe katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, të cilat procesin e fundit të mbajtur më 2011, e kishin bojkotuar.

I pyetur se si do veprohet në këto komuna, nisur nga situata e tensionuar muajve të fundit në atë pjesë, Kryeziu deklaroi se regjistrimi do përfshijë gjithë territorin e Kosovës.

“Është me rëndësi të theksohet se regjistrim bëhet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Marrë parasysh regjistrimin e fundit të popullsisë, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë, duke mos përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Ky proces ishte paraparë të bëhet në vitin 2021, por që fillimisht ishte shtyrë për vitin 2022, e pastaj ishte vendosur për vitin 2023.

Regjistrimi i popullsisë konsiderohet ndër proceset më të rëndësishme të një shteti, pasi sigurohen të dhëna për numrin dhe shtrirjen gjeografike të popullsisë në tërë vendin, strukturën demografike, vlerësimin e kushteve të jetesës së popullsisë si dhe karakteristika të tjera. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për një grabitje në një vilë në Çagllavicë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Treni godet veturën në Fushë Kosovë, tre të lënduar

Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave

Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për një grabitje në një vilë në Çagllavicë

Ish-futbollisti i njohur shqiptar bëhet drejtor sportiv te Partizani i Tiranës

Ish-futbollisti i njohur shqiptar bëhet drejtor sportiv te Partizani i Tiranës

Therret me thikë një person në Prishtinë

Treni godet veturën në Fushë Kosovë, tre të lënduar

Vedat Muriqi në mesin e 10 golashënuesve më të mirë të Evropës

Vedat Muriqi në mesin e 10 golashënuesve më të mirë të Evropës

Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave

Vdiq Ali Sadriu, ish-deputet e ish-ministër i Financave

Erling Haaland shpallet më i miri në Norvegji

Erling Haaland shpallet më i miri në Norvegji

Reagon më në fund edhe KB Bashkimi për turpin në Prizren

Reagon më në fund edhe KB Bashkimi për turpin në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën