I dyshuari për vrasjen në Klinë, aktualisht gjendet në stacionin policor të këtij qyteti.
Këtë e ka konfirmuar për teve1.info, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai bëri të ditur se prokurori i rastit aktualisht është duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe se do të kërkoj masën e ndalimit për të dyshuarin, “dhe shumë shpejt do të dorëzohet kërkesa për paraburgim prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi
Tush(Nue) Frroku, nga fshati Kosh i Komunës së Istogut, dyshohet se më 7 gusht kishte vrarë me armë zjarri një person.
Policia kishte publikuar identitetin e të dyshuarit në ditë që kishte ndodhur vrasja.






