TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pretekstet e Vuçiqit për ta fajësuar Republikën e Kosovës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Pretekstet e Vuçiqit për ta fajësuar Republikën e Kosovës

Rendi dhe siguria në Republikën e Kosovës janë cenuar nga presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Ftesa dhe takimi i tij me bartësit e institucioneve të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, shihet si një prej formave më eklatante të ndërhyrjes së një shteti fqinjë në vendin tonë.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se e tëra kjo është një plan i Vuçiqit për destabilizim të Kosovës, e që sipas tij serbët po e arrijnë fare lehtë këtë gjë.

“Shihet qartazi që presidenti Vuçiq e ka një plan për ta destabilizuar Republikën e Kosovës dhe këtë plan si duket është duke e realizuar me lehtësi, edhe për shkak që institucionet e Republikës së Kosovës siç duket nuk janë të përgatitura për ta pasur një plan të qartë sa i përket kësaj pjesës që ka të bëjë qoftë me dialogun ose qoftë edhe me zgjedhjet e fundit nacionale dhe presidenciale të Serbisë”, tha Miftaraj.

Si të qëllimshëm këtë veprim po e sheh edhe politologu Dritro Arifi, ai thotë se një gjë e tillë në asnjë vend demokratik nuk do të lejohej të ndodhte.

“Ne e kemi thënë gjatë gjithë këtyre viteve që Serbia gjithmonë e kërkon një justifikim që për ta paraqitur Kosovën si një vrimë të zezë. Por, nuk besoj që ka një vend të paktën në Bashkimin Evropian,  kur një gjykatëse e një gjykate çfarëdo niveli, shkon te një shtet tjetër te një president i një vendi tjetër. Pra, ajo është shkelje brutale e të gjitha ligjeve dhe rregulloreve që parasheh një gjykatë. Kjo si rrjedhojë logjike na dërgon që absolutisht që tendencat kanë qenë që me e provoku situatën”, tha Arifi.

Në anën tjetër, duke luajtur viktimën, Presidenti serb ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin, për shkarkimin e kryetares së gjykatës themelore të Mitrovicës Veriore, duke nxitur edhe protesta të serbëve lokal.

Por, kryeministri Albin Kurti ka rikujtuar edhe njëherë se gjyqësori në Kosovë funksionon si i pavarur nga politika.

“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor. Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviç”, ka thënë Kurti.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

Tags: Aleksandar VuçiqAlibin Kurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza në Viti: Qytetarët numërojnë centët, qeveria numëron votat që synon t’ua marrë

Hamza në Viti: Qytetarët numërojnë centët, qeveria numëron votat që synon t’ua marrë

Mehani: Osmani nuk ia lë shenjë VV-së, synojmë afër 60% të votave

Mehani: Osmani nuk ia lë shenjë VV-së, synojmë afër 60% të votave

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen tre të dyshuar për grabitjen me thikë të një të mituri në Gjakovë

Nesër në PE votohet raporti për Kosovën

Dita e tretë e protestës në Tiranë për Zvërnecin

Dita e tretë e protestës në Tiranë për Zvërnecin

Trump: Mbështetje totale për Netanyahun të “përfundojë punën” nëse Hamasi refuzon planin për paqe

“Do të ishe në burg po të mos isha unë”: Trump përplaset ashpër me Netanyahun gjatë telefonatës

A ndjeni dhimbje në këmbë pasi ngriheni? Ja çfarë e shkakton atë

A ndjeni dhimbje në këmbë pasi ngriheni? Ja çfarë e shkakton atë

Jo AI, por puna nga shtëpia po ndikon në papunësinë e gjeneratës së re

Jo AI, por puna nga shtëpia po ndikon në papunësinë e gjeneratës së re

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen tre të dyshuar për grabitjen me thikë të një të mituri në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën