Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës, Shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel, raporton teve1.info
Sipas një komunikate për medie të Zyrës së Kryeministrit, Kurti e falënderoi diplomatin Sassel për kontributin e tij aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, dhe në të njëjtën kohë i uroi suksese në angazhimet e tij të radhës.
“Zyra Diplomatike e Belgjikës së shpejti do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, duke dëshmuar kështu marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin reciprok për avancim të mëtejmë të tyre”, thuhet në komunikatë.