TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Pas dy krismave të para të armës, dëgjova një piskamë të madhe” – Vrasja e rreshterit Muhamet Lika

Sot ka vazhduar gjykimi për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika. Fqinjët e të ndjerit Lika kanë rrëfyer në gjykatë për atë që panë e dëgjuan në natën e krimit.

by Florijeta Dernjani
34 minuta ago
0 0
A A

Mbrëmja e një prillit të vitit 2025, ishte tronditëse për Kaçanikun.

Polici Muhamet Lika, u vra në hyrje të banesës së tij, gjersa ishte me uniformë zyrtare.

Në gjyqin ndaj gjashtë të akuzuarve, Haki Belës, Rilind Murati, Edmond Lika, Vatan Çaka, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi, u dëgjuan katër dëshmitar.

Fqinji i Likës, Egzon Tusha tregoi momentin kur kishte dëgjuar krismat e armës.

“Derisa po i pastroja dhëmbët kom dëgju krisma të armës. Fillimisht i kom dëgju dy krisma. Në atë moment e kom marrë telefonin që me thirrë policinë, e kom thirrë direkt numrin e qendrës në Kacanik, edhe ju shpjegova që i nijta dy krisma të armës në rrugën Idriz Seferi”, deklaroi Egzon Tusha.

Përpos zhurmës së armës, dëshmitari tregoi se ka dëgjuar edhe britmë.

“Kur kanë ndodhë dy krismat e para e kom dëgju edhe një britmë, piskamë e njerit, shumë e madhe, sikur prej dhimtes madhe, s’po di qysh me shpjegu”, kujton Tusha.

Mirëpo, këto dy krisma nuk ishin të vetmet.

“T’u folë me policinë kanë ndodhë edhe dy krisma tjera. M’kujtohet që tu e mshelë derën e banesës me çelës, se thash mos po tenton me hy dikush brenda, edhe ju kom thanë policisë “o hajdi te Luzha”, tha ai.

Informacionin e parë se dicka kishte ndodhur në banesën e shokut të tij, Nehat Lika, e kishte kuptuar përmes rrjeteve sociale.

Me ç’rast ishte nisur menjëherë ne vendngjarje.

“Unë e kam kuptu nga faqja “S’je kaçanikli”, edhe jam nis me shku te banesa e Muhametit, kish pas shumë kallabllak, policë e qytetarë. M’thanë e kanë nis për emergjencë. Fillimisht e kam dit që osht i plagost. Jam nis direkt për emergjencë. Si kom hy në emergjencë e takova Violetën, e pyta cka u bo, më tha që osht plagos Muhameti”, tha Nehat Lika.

Në afërsi të vendit të ngjarjes, pak minuta pas ngjarjes tragjike kishte shkuar Elmedin Raka.

“E pytëm një polic me emrin Agon, se cka ka ndodhë edhe na tregojë që u vra një polic”, pohoi Eledin Rama.

Për vrasjen e policit Muhamet Lika, është duke u zhvilluar edhe një procedurë tjetër, ndaj Rejhan Bela, i cili dyshohet të jetë ekzekutuesi i rreshterit, akt të cilin dyshohet se ka bërë në kohën sa ishte i mitur.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe: Jemi të gatshëm t’i mbledhim fletëvotimet

KRU paralajmëron se nesër disa pjesë të Podujevës do të mbesin pa ujë

KRU paralajmëron se nesër disa pjesë të Podujevës do të mbesin pa ujë

Protesta në Prishtinë, shqiptarët kundër aktgjykimit politik në Hagë

Protesta në Prishtinë, shqiptarët kundër aktgjykimit politik në Hagë

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza: Së shpejti e konkretizojmë në Kuvend – Çfarë po paralajmëron PDK për Gjykatën Speciale?

OSBE pret miratimin e institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe: Jemi të gatshëm t’i mbledhim fletëvotimet

KRU paralajmëron se nesër disa pjesë të Podujevës do të mbesin pa ujë

KRU paralajmëron se nesër disa pjesë të Podujevës do të mbesin pa ujë

“Pas dy krismave të para të armës, dëgjova një piskamë të madhe” – Vrasja e rreshterit Muhamet Lika

“Pas dy krismave të para të armës, dëgjova një piskamë të madhe” – Vrasja e rreshterit Muhamet Lika

Protesta në Prishtinë, shqiptarët kundër aktgjykimit politik në Hagë

Protesta në Prishtinë, shqiptarët kundër aktgjykimit politik në Hagë

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza: Së shpejti e konkretizojmë në Kuvend – Çfarë po paralajmëron PDK për Gjykatën Speciale?

Shfuqizimi i Speciales dhe shkarkimi i Gërvallës – dy nga katër kërkesat e organizatorëve të protestës

Shfuqizimi i Speciales dhe shkarkimi i Gërvallës – dy nga katër kërkesat e organizatorëve të protestës

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Fëmijët e lirisë po i prijnë revoltës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën