TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta në Prishtinë, shqiptarët kundër aktgjykimit politik në Hagë

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, qytetarë nga e gjithë Kosova u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Me emocione e mesazhe të ndryshme, ata kërkuan lirimin e tyre dhe kundërshtuan vendimin e Hagës.

by Arlind Beqiraj
1 muaj ago
1 0
A A

Mërzia shihej në sytë e tij.

Është ky Murat Loku, invalid i luftës, që të premten doli në protestën gjithëpopullore në Prishtinë.

Krejt kjo, pas aktgjykimit dënues ndaj ish-katërshes së UÇK-së në Hagë.

Loku thotë se kishte pritur që 16 shtatori të sillte gëzim dhe lirimin e tyre.

“Shumë rëndë në vend se me u gjyku kriminelët gjykohen çlirimtarët. Ne kemi çliru, nuk kemi bo gjenocid, nuk kemi bo masakra, as s’kemi uzurpu vende, as kurgjo hiç, po sllavizmi gjithmonë e ka bo këto”, tha Murat Loku.

E si ky ish-ushtar i UCK-së, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar dolën edhe shumë qytetarë të tjerë.

Të gjithë këta, kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

“Jemi dal sot për të drejtat e çlirimtarëve, për lirinë e atyre që luftuan për neve në luftë dhe e fituan luftën, e sot luftojnë për pavarësinë tonë. Që dojnë me na shkelë me dy këmbë kriminelët e Gjykatës Speciale”, tha Minitr Ahmeti, protestuese.

E nuk munguan as kërkesat për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Ne duhet të punojmë që ta zhbëjmë këtë gjykatë ose fundi i fundit le t’ia ndalim financat, shteti i Kosovës Gjykatës Speciale, edhe mbaron puna”, tha Fixhir Asipi.

Se kërkesat për lirim nuk do të ndalën, e thonë disa protestues të tjerë.

“Na po dalim për me ditë edhe Evropa e krejt për me leshu Hashim Thaçin dhe ata tjerët. Tash ishalla i lëshojnë ose duhet me kallë krejt në tana anët ose s’kemi çka me bo”, deklaroi Abaz Qelaj.

“Deri në minutën e fundit, sa të kemi frymë, kemi me dalë në protestë për ta. Edhe jam në gjendje edhe jetën me dhanë për Hashim Thaçin, për të gjithë”, tha ai.

E disa qytetarë ngritën shqetësim edhe për praninë e personave me maska në protestë.

“Ata të cilët dalin me maska, sipas mendimit tem, të gjithë janë fajtorë. Nuk ban me ardhë me maskë. Pse më ngjitë maskë? Në qoftë se ngjesh maskë, i bjen që kam ardhë me të dëmtu ty”, theksoi Fatmir Morina.

Protesta gjithëpopullore në Prishtinë zgjati një orë.

Ndërsa u thirr nga organizatat e dala nga lufta pasi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan në total me 81 vjet burgim, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën