Pasi përfunduan namazin e Xhumasë, po presin në radhë që të regjistrohen.
Krejt kjo po bëhet për dhurimin vullnetar të gjakut në xhaminë “Aziz Haziri” të fshatit Banullë në Lipjan.
Xhematlinjtë u shprehën të kënaqur me këtë organizim dhe të gatshëm të dhurojnë edhe shumë herë të tjera gjak për të shpëtuar jeta njerëzish.
“Kur i ndihmon dikujt është ndjenjë shumë fisnike shumë burrnore”, tha njw qytetar.
“Nuk është diçka që bënë dëm, veç shëndet mirë është.. kom dhanë gjak 37 herë”, tha njw dhurues tjetër i gjakut.
Kjo xhami bashkë me Këshillin e Bashkësisë Islame të Lipjanit, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për transfuzion të gjakut, këtë lloj të aktivitetin po e organizojnë për të shtatin vit me radhë.
“Pasi që kemi raste të ndryshme të njerëzve të cilët kanë nevojë për gjak kemi parë të arsyeshme që të bëjmë kësi organizime nuk do të jetë i vetmi në këtë xhami”, tha Burim Arifi, kryeimam i Bashkësisë Islame të Lipjanit.
Edhe imami i kësaj xhamie tregoi rëndësinë e këtij aktiviteti vullnetar.
“Ideja ka qenë duke e pa nevojën edhe duke i pa mesazhet dhe thirrjet gjithmonë të mjekëve nga transfuzioni i gjakut se spitalet tona kanë nevojë për gjak”, tha Habib Olluri – Imami i Xhamisë “Aziz Haziri”.
Gjatë ditës në këtë xhami u grumbulluan mbi 60 doza të gjakut.
Ky aktivitet organizohen çdo vit në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Raporti i gazetares Sala Gashi.